Një javë pas reagimit të nervozuar të Papa Françeskut pas festës tradicionale të Vitit të Ri në Sheshin e Shën Pjetrit që bëri xhiron e rrjetit nëpër botë, Ati i Shenjtë u kthye sot më 8 janar, midis turmës së besimtarëve.
Papa Bergoglio, para fillimit të audiencës së përgjithshme në sallën e Paul VI në Vatikan, kaloi pjesën midis hyrjes dhe skenës në këmbë, ku u përshëndet nga një turmë me brohoritje besnike.
None found
Në mesin e turmës, një murgeshë që bërtiste “Viva il Papa” me entuziazëm dhe me të cilën Papa Françesku, mbase edhe nga frika se mos “rrëmbehej” nga përshëndetjet festive dhe rrezikonte të binte, lëshoi një batutë. «Ju kafshoni! – tha Papa me ironi – unë ju jap puthjen, por mos u shqetësoni, mos më kafshoni! », pastaj e përqafoi.
Papa Françesku po përshëndeste fëmijët dhe pelegrinët në Sheshin e Shën Pjetrit, ndërsa në një moment një grua e kapi për dore duke e tërhequr, deri në momentin kur ai ndaloi duke i bërtitur gjë që e bëri nervoz.
Papa po shkonte drejt skenës së Lindjes në qendër të qytetit të Vatikanit, ndërsa u largua nga turma, një grua ia kapi dorën dhe e tërheqi drejt saj.
Ai u mërzit dukshëm dhe filloi të godiste dorën e gruas në një përpjekje për të çliruar veten nga kontrolli i saj, edhe duke i bërtitur.
Françesku ka kërkuar falje për gjestin që bëri ndaj besimtares, duke shfrytëzuar meshën e Vitit të Ri për të si dhe ka dënuar dhunën ndaj grave.
“Na ndodh gjithmonë të humbim durimin. Edhe mua më ndodh. Kërkoj falje për shembullin e keq që dhashë”, u shpreh ai. Papa e quajti dhunën ndaj grave si një përdhosje të Zotit dhe bëri thirrje që ato të trajtohen me më shumë dinjitet nëse duam një botë më të mirë për Vitin e Ri.
Elikia Mbinga kishte përpara një të ardhme premtuese në futboll. Ai kaloi katër vite në akademinë e Ajaxit, një prej…
Menaxheri i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) Bajram Shala thotë se Federata Shqiptare provoi ta merrte mbrojtësin Dion Gallapeni…
Deputetja socialiste Elisa Spiropali foli në Kuvend përpara votimit të pritshëm të reformës së re territoriale, duke shprehur rezerva për…
Një 18-vjeçar suedez është arrestuar në Spanjë, nën dyshimin se është autor i vrasjes së kirurgut plastik Alexander Aslani, 57…
Dashi Do jeni me kërkues ndaj partnerit tuaj sot dhe ndonjëherë do e teproni. Fatmirësisht ai do jete ne humor…
Premiera e emisionit “Live me Luizin” në Top Channel ka tërhequr vëmendje jo vetëm për debutimin e Luiz Ejllit si…