Bayern Munich e ka siguruar një vend në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë, pasi e mundi 1:0 Schalken, në kërkim të trofeut të 20 rekord në këtë garë.
Joshua Kimmich me një gol të bukur vollei në Veltins Arena të martën, u sigurua që Bayerni të mbetet në garë për kupë.
Kampioni gjerman udhëtoi drejt Gelsenkirchen me mungesa të mëdha, përfshirë sulmuesin kryesor Robert Lewandowski, i cili është lënduar dhe nuk kthehet deri në muajin e ardhshëm, Jerome Boateng, Kingsley Coman, Lucas Hernandez dhe Ivan Perisic.
Por pavarësisht, skuadra e Hanse Flick e dominoi plotësisht kundërshtarin e vet, edhe pse nuk arriti të shënojë më shumë se një herë.
Mbrojtësi anësor goditi nga largësia me gjysmë vollei, pas një topi të kthyer nga korneri, duke e mposhtur portierin Schubert në këndin e poshtëm.
Ky gol qe i mjaftueshëm për ta dërguar Bayernin në gjysmëfinale
Bayerni mbetet në garë për të gjithë trofetë këtë sezon, DFB Pokal, Bundesligë dhe Ligën e Kampionëve.
Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, të dy pjesë e listës së Partisë Social Demokrate (PSD) në zgjedhjet e 11 majit,…
Një ditë pas vrasjes së Charlie Kirk, figura e njohur e së djathtës amerikane dhe themelues i Turning Point USA,…
Eksportuesi i perimeve Marigren Qorri, 40-vjeç dhe dy punonjësit e AKU-së Berat, Griselda Doksani, 25-vjeçe dhe Ronaldo Lika, 25-vjeç kanë…
Administrata Trump synon të kërkojë një ulje drastike të azilit në Kombet e Bashkuara më vonë këtë muaj, në margjinat…
Modelja dhe sipërmarrësja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, ka ndarë një rrëfim të sinqertë mbi ardhjen në jetë të djalit…
Ish-deputeti Ervin Salianji, i ka cilësuar emrat për ministra të propozuar nga kryeministri Edi Rama, si propozime për të përjetësuar…