Categories: Uncategorized

Bayern Munchen nuk e diskuton kualifikimin, “shkatërron” në të dyja ndeshjet Chelsean (VIDEO)

Bayern Munchen ka kaluar në cerek-finale të Champions League pasi ka mposhtur bindshëm Chelsea në dy ndeshje.

Gjiganti bavarez fituan ndeshjen e dytë me rezultatin 4:1, për të prerë biletën për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, me rezultatin e përgjithshëm 7:1 nga dy ndeshjet.

Bayern e nisi vrullshëm edhe ndeshjen e dytë, duke shënuar qysh në minutën e 10’ me anë të Robert Lewandowski, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Kampionët e Bundesliga dyfishuan epërsinë me anë të kroatit Ivan Perisic, i cili në minutën e 24’ shënoi për 2:0.

Chelsea reagoi fillimisht me anë të Hudson Odoi në minutën e 28’, por ky gol u anulua nga VAR.

Një minutë para fundit të pjesës së parë, Tammy Abraham shënoi golin e parë të ‘Bluve’, për rezultatin 2:1.

Por, në 45 minutëshin e dytë Bayern arriti që të gjente golin edhe dy herë. Fillimisht Corentin Tolisso shënoi për 3:1 në minutën e 76′, kurse Robert Leëandoëski vulosi rezultatin final 4:1 në minutën e 84′.

Kështu, Bayern kalon në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku aty do të përballet me skuadrën e Barcelonës.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

6 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

6 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

6 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

6 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

6 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

7 hours ago