Luftimet mes Azerbajxhanit dhe Armenisë janë në ditën e gjashtë të tyre, ndërsa të dy vendet kanë raportuar numër të madh humbjesh në ushtarë dhe teknikë luftimi.
Azerbajxhani vijon ofensivën në drejtim të pozicioneve të ushtrisë armene në rajonin e Nagorno Karabakhut dhe zonave përreth, të pushtuara nga armënët në fillim të viteve ’90. Ndërkohë forcat armene janë në pozicione mbrojtëse për të ruajtur ccfarë morën në marrëveshjen e vitit 1994, shkruan albeu.com.
Nisur nga situata e rrezikshme e krijuar, e cila mund të ccojë në një përplasje më të madhe në rajon, SHBA, Rusia dhe Franca kanë kërkuar shpalljen e një armëpushimi mes dy vendeve dhe gjetjen e një zgjidhjeje pa luftë.
Armenia ndërkohë ka kërkuar në një farë mënyrë armëpushim duke theksuar se është gati të rikthehet në kushtet e marrëveshjes së armëpushimit të vitit 1995 të negociuar nga OSBE.
Nga ana tjetër, Azerbajxhani kundërshtoi ccdo kërkesë për armëpushim një ditë më parë duke theksuar se do të ndalojnë së luftuari pasi të kenë përzënë armënët jashtë territorit të tyre.
Ushtritë respektive shpërndajnë video të sulmeve ndaj forcave kundërshtare, ku pamjet janë vërtetë të frikshme.
Sëfundmi ushtria azere ka shpërndarë video nga sulmet me dron ndaj ushtarëve armenë duke lënë të vdekur një numër të madh të tyre. /albeu.com
Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…
Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…
Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…
Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…
Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…