Categories: Uncategorized

Ardi Veliu censuron edhe rrjetet sociale, fshihet videoja virale në faqen e “Albeu.com” në “TikTok”

Ardi Veliu skandalizoi publikun shqiptar, por edhe përfaqësuesit e ambasadave të huaja në Shqipëri me veprimin si në kohën e komunizmit duke justifikuar dhunën policore ndaj 15 vjeçarit tek liqeni i Tiranës me videon e nënës së tij me armë në dorë, për të treguar se ai vinte nga një “familje pa moral”.

Veprimi i rikujtoi shqiptarëve periudhën e komunizmit, kur të dënonte lagjja për “sjellje të huaja”, ndërsa sigurimi i shtetit të përndiqnte në çdo hap të jetës duke zbuluar prej andej fakte “kompromentuese”.

Të lidhura

None found

Por, veprimi Veliut duket se nuk ishte i veçuar, pasi ai frymëzohet nga eprorët e tij Sandër Lleshaj dhe Edi Rama, ku ky i fundit tha sot se mes djalit të dhunuar dhe Veliut, zgjidhte këtë të fundit.

Ndërkohë, Lleshaj ka mohuar dhunën e policisë ndaj qytetarëve duke mos marrë asnjë përgjegjësi për pamjet skandalizuese që shqiptarët u detyruan të shohin me rrahjen e të miturit apo rrahjet e të rinjve gjatë protestave pas prishjes së Teatrit Kombëtar.

Ndërkohë, Veliu dhe propaganda qeveritare nuk janë ndalur me kaq. Pasi mohuan gjithçka, tani ka filluar censura në media dhe rrjetet sociale me shpresën që shqiptarët të mos shohin se çfarë drejtori policie paguajnë.

Videoja skandaloze e Veliut u publikua në faqen më të madhe mediatike të “TikTok” në Shqipëri, atë @albeu.al, duke marrë dhjetra mijëra shikime dhe komente brenda pak orësh.

Por, videoja u raportua tek rrjeti social “TikTok” me kërkesë të Ardi Veliut dhe Policisë së Shtetit si e “papërshtatshme” duke u hequr prej andej.

Nuk është hera e parë që struktura të censurës së qeverisë tentojnë të bllokojnë shpërndarjen e të vërtetave përmes faqes së Portalit Albeu duke raportuar foto, video si edhe linket e lajmeve në rrjetet sociale duke përdorur ushtri “trollerash” që paguhen me taksat tona.

Por, siç nuk ia kanë arritur dot, për shkak se faqja e Albeu.com vijon të rritet nga dita në ditë me lexues të rinj të etur për të vërtetat, nuk kanë për t’ja arritur të bllokojnë as videon e Ardi Veliut, të cilën po e ripublikojmë më sipër përmes një tjetër platforme kësaj radhe. /albeu.com

të fundit

Autobusë nga Mitrovica dhe Plemetini drejt Serbisë, pretendime për pagesa prej 100 eurosh për votuesit e SNS-së

Në ditën kur në Serbi po mbahen zgjedhjet, një autobus po transporton pjesëtarë të komunitetit rom nga Mitrovica drejt Serbisë…

5 minutes ago

Feronikeli ’74 mposht bindshëm Dukagjinin në Drenas

Feronikeli ’74 ka regjistruar një triumf bindës në shtëpi ndaj Dukagjinit, në kuadër të xhiros së 11-të në Superligën e…

5 minutes ago

Protestat në Itali/ “La Repubblica”: Giorgia Meloni ka paralajmëruar aleatët se mund të japë dorëheqjen

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, po shqyrton mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Itali, pavarësisht se zyrtarisht qeveria…

10 minutes ago

Drita triumfon 0-3 ndaj Prishtinës dhe ngjitet në vendin e tretë

Kampionia e Kosovës Drita ka shënuar fitore bindëse në udhëtim te Prishtina, në kuadër të xhiros së 11-të në Superligën…

11 minutes ago

Protestuesit nisin të mblidhen para Ministrisë së Arsimit, të rinj dhe qytetarë të shumtë i bashkohen tubimit

Protestues të shumtë kanë nisur të mblidhen para Ministrisë së Arsimit. Në vendngjarje ka një prani të shtuar të forcave…

15 minutes ago

Ndoshta në mbrëmje nuk u kthyen më” – Rrëfimi prekës i Time Kadrijajt për sakrificat e luftës

Ish-mjekja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Time Kadrijaj, ka ndarë një rrëfim tejet emocional dhe prekës për përjetimet e rënda…

26 minutes ago