Categories: Uncategorized

Ambasada kroate dhuron maska e veshje mbrojtëse për punonjësit e policisë (VIDEO)

Ambasada e Kroacisë ka dhuruar 50.000 maska dhe 500 veshje mbrojtëse për Policinë e Shtetit.

Ambasadori i Kroacisë z. Kramarić, duke e konsideruar këtë donacion si simbol të miqësisë ndërmjet dy vendeve, është shprehur se kjo sfidë epidemie dhe lufta kundër armikut të padukshëm mund të fitohet vetëm nëpërmjet përpjekjeve të përbashkëta.

Të lidhura

None found

Në anën tjetër, drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu shprehu mirënjohje për gjestin human teksa takoi nga afër ambasadorin.

Njoftimi i policisë

Solidariteti në këto ditë të vështira është mjaft i vyer.

Ambasada e Kroacisë ka dhuruar 50.000 maska dhe 500 veshje mbrojtëse për Policinë e Shtetit.

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, mesditën e sotme, Ambasadori i Kroacisë Zlatko Kramarić i ka dorëzuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, donacionin me mjete mbrojtëse nga COVID-19, për punonjësit e Policisë së Shtetit.

Ambasadori i Kroacisë z. Kramarić, duke e konsideruar këtë donacion si simbol të miqësisë ndërmjet dy vendeve, është shprehur: “Në emër të Qeverisë së Kroacisë ndjehem i nderuar të dorëzoj këtë donacion me mjete mbrojtëse për Policinë e Shtetit. Oficerët e Policisë, përveç stafit mjekësor, janë në vijën e parë të kësaj sfide epidemie. Në besojmë së kjo sfidë epidemie dhe lufta kundër armikut të padukshëm mund të fitohet vetëm nëpërmjet përpjekjeve të përbashkëta. Vetëm nëpërmjet solidaritetit dhe unitetit ne do jemi më të fortë.
Më lejoni të shfrytëzoj këtë mundësi të theksoj rëndësinë e vendimit pozitiv të Këshillit të BE-së për të hapur negociatat më BE-në gjatë presidencës kroate dhe të theksoj edhe njëherë se Republika e Kroacisë të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në rrugën evropiane, siç e ka bërë edhe më parë.
Në jetojmë në kohë të vështira dhe ju duhet ta dini që nuk jeni vetëm dhe do ta keni gjithmonë mbështetjen e Kroacisë”.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu: ”Mirë se keni ardhur zoti Ambasador. Për mua sot është një kënaqësi e veçantë që t’Ju kem juve këtu prezent në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë dhe dua t’Ju falënderoj juve posaçërisht dhe nëpërmjet Jush qeverinë e Republikës së Kroacisë dhe padyshim Policinë e Kroacisë për këtë donacion që po i bëjnë Policisë shqiptare në këto ditë të vështira të cilat jo vetëm vendi jonë, por Ballkani dhe bota janë duke kaluar për përballimin e kësaj situate. Padyshim që kemi nevojë që të ndihmojmë njëri-tjetrin në këto situata, për faktin se solidariteti në këto ditë të vështira është absolutisht një vlerë dhe padyshim kjo tregon dhe një vlerë të shtuar të popullit kroat dhe për marrëdhënien shumë të mirë që populli kroat dhe populli shqiptar kanë ndërmjet tyre.
Këto 50 mijë maska dhe 500 komplete absolutisht që janë shumë të domosdoshme për punën e përditshme të forcave të Policisë. Janë komplete të cilat do të përdoren gjerësisht nga të gjitha strukturat për t’i shërbyer sa më mirë qytetarëve dhe për të përmbushur misionin në drejtim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë. Edhe njëherë faleminderit z. Ambasador”!

Policia e Shtetit, bashkë me mjekët, infermierët, forcat e armatosura, zjarrfikëset etj., mbeten në vijën e parë të frontit për përballjen e Koronavirusit.

të fundit

U.S. midterm elections: Democrats lead in early congressional results

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…

5 hours ago

How Vuçiç’s system is being dismantled: Arrests, resignations and attempts to destroy evidence of crimes

Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…

5 hours ago

She raised her son alone after separating from her husband: New details emerge in killing of 39-year-old Albanian woman by her 21-year-old son in Italy

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në qytetin e Chiari-t, në Itali, ku 21-vjeçari Eduart Xhani dyshohet se…

5 hours ago

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA/ Demokratët avancojnë në rezultatet e para për Kongresin

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…

5 hours ago

Si po çmontohet sistemi i Vuçiç/ Arrestime, dorëheqje dhe përpjekje për të zhdukur provat e krimit

Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…

5 hours ago

Midterm elections in the US: Vote counting begins after polls close in six states

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit, të zhvilluara më 3 nëntor,…

5 hours ago