Categories: Uncategorized

Vëllezër?! Turqia çon 250 milion euro në Serbi, Çauoglu: Vuçiç dhe Erdogan, raporte të shkëlqyera

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çausoglu gjendet sot për një vizitë zyrtare në Serbi, gjatë së cilës nuk i ka kursyer lëvdatat për popullin dhe drejtuesit serb. Mediat serbe raportojnë se Çausoglu theksoi se mes turqve dhe serbve ka lidhje të forta kulturore dhe historike, të cilat i afrojnë mjaft popujt respektivë, ndërsa vlerësoi marrëdhëniet vëllazërore mes Vuçiçit dhe Erdoganit sipas tij.

Shefi i diplomacisë turke njoftoi gjithashtu edhe vizitën e Vuçiçit në Ankara gjatë muajve në vijim, në kuadër të përgatitjes së Samitit të Bashkëpunimit, gjatë të cilit pritet të nënshkruhen një mori marrëveshjesh ekonomike.

Turqia dhe Serbia patën një volum shkëmbimesh tregtare prej 1.5 miliard euro gjatë vitit të shkuar, ndërsa bizneset turke kanë investuar vitin e fundit 250 milion euro në Serbi.

Turqit janë bërë gati t’u shesin serbve edhe dronët e tyre “Bayraktar TB2”, të cilat Vuçiç është shprehur se do t’i marrë për të rritur sigurinë e Serbisë duke patur sy synim pikërisht Kosovën dhe Kroacinë. /albeu.com

të fundit

India përuron Urën Hekurudhore të Chenab-it: Një urë për integrim dhe përfshirje

India përuron Urën Hekurudhore të Chenab-it: Një Urë për Integrim dhe Përfshirje Në fillim të këtij muaji, Kryeministri i Indisë,…

3 minutes ago

Seanca/ Shtyrja e raportimeve të institucioneve të pavarura, Bardhi: Shkelje flagrante e Kushtetutës

Këtë të enjte, në nisje të seancës parlamentare, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ngriti shqetësimin e shtyrjes…

4 minutes ago

Dosja Metamorfoza/ SPAK jep pretencën, ja sa vite burg kërkon për Behar Bajrin dhe Pëllumb Gjokën

Këtë të enjte, Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka dhënë pretencën për dosjen “Metamorfoza”, ku të pandehur janë marrë biznesmeni Pëllumb…

23 minutes ago

Përplasi 3 të miturit me monopatina në Tiranë, arrestohet autori (EMRI)

Ditën e djeshme, një aksident është regjistruar pranë urës te ish-Hotel Dajti në Tiranë, ku një taksi ka përplasur tre…

36 minutes ago

Tenderi 6.2 mln euro i sigurisë në burgje kthehet në mollë sherri në KPP, akuza për favorizim të AlbaScan dhe Advanced Business Solutions

Tenderi me fond limit 6.2 milionë euro për mirëmbajtjen e pajisjeve të sigurisë në burgje, i shpallur nga AKSHI në…

50 minutes ago

Hetimi i zgjedhjeve të 11 majit/ Altin Dumani: Kemi sekuestruar prova të rëndësishme, janë kontrolluar zyra dhe…

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka raportuar mbi ecurinë e hetimeve të nisura për parregullsitë në procesin zgjedhor të 11…

1 hour ago