Categories: Uncategorized

Varhelyi pas takimit me Osmanin: Marrëveshja me Serbinë të zbatohet pa kushte

Komisioneri i BE-së për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, pas takimit me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, në një konferencë të përbashkët për media, ka thënë se ndër temat që kanë folur është edhe ajo e dialogut me Serbinë.

Ai tha se të dyja palët duhet t’i zbatojnë pa kushte marrëveshjet e dakorduara.

Të lidhura

None found

“Është bërë progres në vitin e kaluar. Tash është esenciale që të dyja palët t’i zbatojnë të gjitha obligimet pa vonesa, sepse duhet ta shfrytëzojmë momentumin. Të ecim para me zbatimin e marrëveshjes sa më parë dhe të zbatohen pa kushte”, tha ai, duke përmendur edhe konkluzat e Këshillit Europian.

“Ne nga ana jonë jemi të gatshëm për të ofruar programin e investimeve, nga i cili do të përfitojnë të gjithë përmes një dialogu të suksesshëm”.

Ai tha se në takim pati një diskutim të mirë dhe të frytshëm dhe se i kanë prekur të gjitha elementet e progresit që i ka arritur Kosova në të kaluarën.

“Një porosi e qartë që gjithmonë vjen nga Kosova është se është shumë e përkushtuar sa i përket përafrimit në BE. E keni treguar këtë jo vetëm në fjalë, duke na bashkuar neve të gjithëve edhe sa i përket agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës. Marrë parasysh sanksionet dhe rreshtimin. Kjo gjë çmohet”.

Duke marrë parasysh sfidat gjeopolitike, Varhelyi tha se ka edhe “lajme të mira”.

“Nga vitit 2024 qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm. Kemi diskutuar edhe çështjen e reformavae. Ky është qëllimi i kësaj vizite”, tha ai, duke shtuar se Kosova duhet të përmirësojë edhe zbatimin e kornizës ligjore.

Ndërkaq, për aspektin gjyqësor ai pati disa kritika.

“Në aspektin e luftimit të korrupsionit nevojitet një vullnet i fortë për të adresuar rastet e nivelit të korrupsionit të lartë dhe duhet të nxirren disa vendime të duhura nga gjykatat edhe për të bërë konfiskime. Natyrisht që të kemi angazhimin e sundimit të ligjit. Kemi zotimin e Qeverisë, presim që politikat e dizajnuara të bëhen në zbatim. Kosova është në fazë të hershme, por ka ndërmarrë edhe disa operacione të suksesshme”.

Po ashtu, komisioneri europian përmendi edhe çështjen e mediave.

“Presioni duhet të ndalet ndaj mediave”.

Në anën tjetër, presidentja Osmani tha se sundimi i ligjit nuk është vetëm prioritet në letër për institucionet e Kosovës, por tha se është prioritet për gjithë popullin e Kosovës dhe “si i tillë mbetet në krye të angazhimit tim”.

Ajo bëri të ditur se janë dhënë 6.5 mln euro shtesë në mbështetje për përpjekjet e Kosovës për sundim të ligjit.

“Do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë dhe për projektet që do të afrojnë më tej Kosovën drejt aty ku e kemi vendin, pra në BE”./express

të fundit

Gjermania dhe Paraguai mbeten në barazim pas kohës së rregullt, kualifikimi vendoset në vazhdime

Gjermania dhe Paraguai nuk kanë arritur të gjejnë fituesin pas 90 minutave të rregullta në përballjen e raundit të 16-shes…

9 minutes ago

Formati me 48 skuadra në Kupën e Botës 2026 prodhoi rrëfime të veçanta, por favoritët mbetën thuajse të paprekur

Kupa e Botës 2026 debutoi me formatin e ri me 48 kombëtare, duke sjellë më shumë ekipe, histori të reja…

57 minutes ago

Burjani: An Agreement Only on the President Would Pull Kosovo Out of the Political Deadlock

Juristi Blerim Burjani ka bërë thirrje për një marrëveshje politike mes partive vetëm për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, duke…

57 minutes ago

Protest activists speak out / Lleshi: Albanian land has been turned into an experiment! Kurti: Rama treats us like people with tails

Dy aktivistët Arilda Lleshi dhe Andi Kurti, të ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, kanë shpjeguar disa prej…

59 minutes ago

Protest/ Artan Hoxha: Rama has deployed anti-terror and SHISH, 173 people under scrutiny

Gazetari Artan Hoxha, duke treguar reagimin e qeverisë pas nisjes së protestës qytetare, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN…

60 minutes ago

Burjani: Një dakordim vetëm për Presidentin do ta nxirrte Kosovën nga ngërçi politik

Juristi Blerim Burjani ka bërë thirrje për një marrëveshje politike mes partive vetëm për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, duke…

1 hour ago