Mediat greke kanë shkruar ditën e sotme rreth një rrëmbimi të një 30 vjeçarje në Greqi, dhe autorë dyshohet se janë shqiptarë.
Ngjarja ka ndodhur në 21 nëntor në Heraklion, Greqi. Policia fqinje është duke kërkuar një makinë gri, në të cilën kanë qënë tre persona, mes tyre dhe shqiptarë.
Mësohet se një prej autorëve ka goditur të renë në kokë, duke i shkaktuar humbje ndjenjash. E reja, ka rrëfyer për oficerët se makina ishte e ndaluar e se ajo ishte e shtrirë në sediljen e pasme, e veshur nga autorët. Këta persona e kanë braktisur në një stacion në stacionin e Larisës, ku është gjetur nga një shofer taksie.
Gruaja arriti t’i hiqte kapuçin një prej autorëve, duke konstatuar se ai ishte deri në 30 vjeç, i stërvitur mirë, me mjekër, sy të errët, flokë të errët, si dhe detaji më i rëndësishëm ishte që ai fliste shqip.
Autorët i kanë marrë 100 euro, një celular me vlerë 200 euro dhe një copë letër me shënime personale. /albeu.com/
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka lënë të kuptohet se mund ta mirëpresë rrëzimin e Qeverisë…
Pushimet e verës po afrojnë dhe për t’u ofruar pushuesve informacione lidhur me pastërtinë e ujërave të deteve, të liqeneve…
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Xhile Lici” të qytetit…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnate në qytetin e Shkodrës, ku një 26-vjeçar ka mbetur i plagosur me…
Sot, më 23 qershor 2025, dollari amerikan, blihet me 84.4 lekë dhe shitet me 85.4 lekë. Euro, blihet me 97.4…
Ditën e sotme në vendin tonë, Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, por pas mesditës…