Ditën e hënë një juri e madhe e posaçme, me 23 anëtarë, u zgjodh për të shqyrtuar provat në një hetim të prokurorisë së Xhorxhias mbi përpjekjet e dyshuara të Presidentit të atëhershëm Donald Trump për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të këtij shteti në vitin 2020. Njoftimi u bë nga zyra e prokurorit të qarkut.
Përzgjedhja shënon një hap të madh përpara në hetime. Në një telefonatë të 2 janarit 2021 zoti Trump u regjistrua duke ushtruar trysni ndaj sekretarit të shtetit të Xhorxhias për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të shtetit, bazuar në pretendime të pafaktuara për manipulim të votave.
Prokurorja e qarkut Fulton, Fani Willis, kërkoi thirrjen e nje jurie speciale në janar, pjesërisht për shkak të fuqisë së saj për fletë-thirrje, për të cilën ajo argumentoi se është e nevojshme për të marrë një dëshmi.
Juria e madhe e posaçme mund të hetojë e më pas t’ia rekomandojë akuzat një jurie të madhe të rregullt, e cila do të vendosë nëse do të ngrejë ose jo një padi.
Gjatë bisedës telefonike, zoti Trump i kërkoi sekretarit të Shtetit Brad Raffensperger, gjithashtu një përfaqësues i republikanëve, të gjente vota të mjaftueshme për të përmbysur rezultatin që e nxirrte atë humbës në Xhorxhia ndaj demokratit Joe Biden.
Transkripti i telefonatës citon zotin Trump duke i thënë zotit Raffensperger: “Thjesht dua të gjej 11,780 vota”, që ishte numri i nevojshëm i votave që i duheshin zoti Trump për të fituar këtë shtet.
Ish-Presidenti ka mohuar të ketë kryer ndonjë shkelje me këtë telefonatë.
Ekspertët ligjorë kanë thënë se telefonatat e Ish-presidentit Trump mund të kenë shkelur të paktën tre ligje zgjedhore shtetërore: konspiracion për të kryer mashtrim elektoral, kërkesë e paligjshme për të kryer mashtrim zgjedhor dhe ndërhyrje e qëllimshme në detyrat zgjedhore.
Marrë nga VOA.
Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ka drejtuar një mesazh të drejtpërdrejtë për shqiptarët që jetojnë në Greqi dhe janë…
Pasditen e djeshme, një ngjarje e rëndë u regjistrua në Has, ku shtetasi Ylber Jaku, ekzekutoi 34-vjeçarin Reshit Sallahun, pa…
Fituesi i “Big Brother VIP 4”, Gjesti feston sot ditëlindjen, dhe mes urimeve të shumta, ka marrë edhe një mesazh…
Gjatë rubrikës “Sy m’sy”, komentit të një qytetari, i cili vuri në diskutim cilësinë e rrugëve në Shqipëri, duke thënë…
Ditën e djeshme, i ftuar dje në “Live From Tirana”, ishte Meridian Ramçaj, i cili komentoi ngjarjet e showbiz-it së…
Që prej mesditës të shtunës së kaluar, akoma asnjë nga kërkimet e Ardit Beshiri, ku pas çarjes së një rezervuari…