Categories: Uncategorized

Telefonata në orët e vona në ballkon, Juliani tregon si zbuloi tradhtinë e bashkëshortes: Mamaja përkrahte atë, ishin të dyja kundra meje

Juliani, i cili është thirrur nga nëna e tij Serija në “Shihemi në Gjyq” për konfliktin lidhur me një banesë, e akuzon se ajo është bërë palë me ish-bashkëshorten e tij. Ai bën me dije ndjekësit e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan se i ka dhënë fund martesës 15-vjeçare prej së cilës ka dy vajza për shkak se gruaja ishte kokëfortë. Juliani shton se kishte disa veprime të gruas që e bënin të dyshonte për tradhti ndaj tij.

Julian: Unë vija nga pazari nuk gjeja një pjatkë me gjellë. Nuk lante as ndërresat, ashtu. Filluan pastaj telefonat në orën 11 të darkës. Unë vija haja bukë në kuzhinë, ajo vinte nga banja. Unë vija për nevoja personale, ajo fliste në ballkon.

Të lidhura

None found

Eni Çobani: Çfarë bënte në ballkon?

Julian: Fliste në telefon në orën 11.

Ardit Gjebrea: Me kë?

Julian: I thosha me kë fole, “ty s’ka ç’të duhet”. Si s’ka ç’më duhet i thosha unë. Ia merrja telefonin, telefonin nuk ma linte mua ajo.

Serije: Po ç’ faj kisha unë more djalë?

Julian: Në momentin që ma nxirrte telefonin, aty fillonin acarimet, debatet. Mamaja pastaj vinte dhe e përkrahte atë.

Eni Çobani: Njeriu flet edhe me prindin, edhe me motrën, një kushërirë…

Julian: I thosha kështu unë, ma jep pak telefonin, “s’kam punë”, thoshte. Ndërsa unë kur dilja për një kafe…

Eni Çobani: Pra ke dyshuar ti për bashkëshorten?

Julian: Po dyshova, dyshova 90%. Kur unë flisja me një shok më thoshte mua “Julian, ma jep çikë telefonin të flas. Urdhëro, i thosha unë se besim nuk kisha.

Eni Çobani: Të fshihej ty ajo kur fliste apo fliste para teje?

Julian: Besim nuk kisha as te ajo, as te kjo, as te mamaja.

Eni Çobani: Mamaja ishte me nusen thua ti?

Julian: Ishin bërë një të dyja, ishin kundra meje.

Një detaj tjetër që Juliani përmend është se bashkëshortja kthehej në shtëpi shumë më vonë se sa orari kur përfundonte punën dhe nuk jepte asnjë shpjegim. Divorci i çiftit ka qenë një procedurë e vështirë edhe për shkak se ajo ka kërkuar një urdhër mbrojtjeje ndaj Julianit dhe Serijes me pretendimin e dhunës psikologjike./Tvklan/

të fundit

Menstruacione dy herë në muaj: Shkaqet dhe rastet kur nevojitet mjeku

Cikli menstrual dy herë brenda muajit: Kur duhet të shqetësoheni? — Klan Kosova [...]Read More...

22 seconds ago

Cila temperaturë uji është më e përshtatshme për larjen e fytyrës?

A duhet ta lani fytyrën me ujë të ngrohtë apo të ftohtë? — Klan Kosova [...]Read More...

45 seconds ago

Explosion involving explosive material at a home in Kamëz, initial details

Në orët e para të mëngjesit, një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në një banesë në Kamëz. Sipas policisë,…

11 minutes ago

After more than 12 hours of negotiations, the 60-year-old German who killed two officials during a weapons check is arrested

Një 60-vjeçar gjerman, i dyshuar për vrasjen e dy zyrtarëve të administratës lokale gjatë një kontrolli për armët në banesën…

12 minutes ago

Ukrainian drone attacks in Belgorod leave two dead and three injured

Dy persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën nga sulmet me dronë ukrainas në rajonin kufitar rus të…

12 minutes ago

LAMM: Border traffic continues without long delays

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, kryesisht në rrugë të thata, njofton LAMM.Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë…

15 minutes ago