WhatsApp ka thyer rekordin!
Ai është tashmë një nga aplikacionet më të shkarkuara në botë, dhe sikur të mos mjaftonte kjo, tani ka vendosur një rekord të ri që rivalët e tij mund ta kenë shumë të vështirë për ta mposhtur.
None found
WhatsApp njoftoi se janë dërguar 100 miliardë mesazhe private në prag të Vitit të Ri.
Numri i mesazheve të dërguara për Vitin e Ri në të gjithë botën ishte më i larti ndonjëherë në historinë e WhatsApp.
Vetëm përdoruesit në Mbretërinë e Bashkuar dërguan mbi 900 milionë mesazhe në prag të Vitit të Ri.
“WhatsApp gjithashtu mund të konfirmojë se me mbi 100 miliardë mesazhe të dërguara, më 31 dhjetor 2019 panë më shumë mesazhe të dërguara sesa çdo ditë më parë në historinë dhjetë vjeçare të WhatsApp. Vetëm në Indi, përdoruesit e WhatsApp dërguan mbi 20 miliardë mesazhe në 31 dhjetor”, tha “WhatsApp” në një deklaratë për shtyp, shkruan express.co.uk.
Nga 100 miliardë mesazhet e dërguara, më shumë se 12 miliardë ishin mesazhe fotografish.
Ja çfarë dërguan më tepër përdoruesit në prag të Vitit të Ri:
1 – Tekste
2 – Statuse
3 – Foto-mesazhe
4 – Telefonata
5 – Voice Notes
Në Ditën e Pavarësisë, studentë, qytetarë dhe shqiptarë nga brenda dhe jashtë vendit pritet të mblidhen sot në Tiranë në…
Ditën e sotme priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarkun e Vlorës, ndërsa në qarqet Berat, Korçë dhe…
Gjendja në arsimin e lartë në Maqedoninë e Veriut është alarmante, ndërsa dyshimet serioze për marrjen e paligjshme të diplomave…
Një skandal i rrallë ka tronditur futbollin irakian, ku ndeshja mes Zakhos dhe Karbalasë është ndërprerë pas vetëm 14 minutash…
Analisti politik Xhevdet Pozhari ka reaguar pas sekuestrimit të rreth 136 kilogramëve marihuanë në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku tre persona…
Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume here me e mire sot. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo moment sepse…