Aplikacioni Whatsapp ka nisur pagesat digjitale në Brazil duke e bërë vendin latino-amerikan të parin në botë që ofron një mundësi të tillë.
Në këtë mënyrë, përdoruesit do mund të dërgojnë para tek njëri-tjetri falas ose të bëjnë blerje nga bizneset e vogla.
Lajmin e bëri të ditur themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg përmes një postimi në rrjetin social.
“Sot ne kemi filluar pagesat për njerëzit që përdorin WhatsApp në Brazil. Ne po bëjmë dërgimin dhe marrjen e parave sa më lehtë, sikurse ndarjen e fotografive. Ne gjithashtu po mundësojmë bizneset e vogla të bëjnë shitje në WhatsApp, raporton ATSh.
Për ta bërë këtë, ne po ndërtojmë në Facebook Pay, i cili ofron një mënyrë të sigurt dhe të qëndrueshme për të bërë pagesa në aplikacionet tona. Dua të falënderoj të gjithë partnerët tanë që e bënë të mundur këtë. Ne jemi duke punuar me bankat lokale, duke përfshirë Banco do Brasil, Nubank, Sicredi si dhe Cielo, procesori kryesor i pagesave për tregtarët në Brazil.
Brazili është vendi i parë ku ne jemi duke kryerpagesa në WhatsApp”, shkruan Zuckerberg.
Shqipëria nuk ka ende një plan gatishmërie, për të garantuar sigurinë energjetike sipas parimeve që përcaktojnë direktivat e Bashkimit Europian.…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.5 lekë, në shitje me 82.8 lekë. Euro, do…
Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…
Dashi Do jeni gjithë ditës me humor të mire sot dhe gati për të bërë edhe ndonjë çmenduri te vogël…
Në emisionin “Opinion” eshte diskutuar per hetimet e SPAK për çështjen e AKSHI, si dhe për vetpërgjimet që ka bërë…
Biznesmeni i njohur Gjergj Luca, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, i kërkoi publikisht Edi Ramës që…