ByteDance, kompania kineze që zotëron TikTok-un, akuzoi Facebook-un për “plagjiaturë dhe njollosje”. Të dielën vonë, firma me qendër në Pekin tha se “është e angazhuar për t’u bërë një kompani globale”, por është përballur “më të gjitha llojet e vështirësive komplekse dhe të paimagjinueshme”.
Këto përfshijnë një “mjedis të tensionuar politik ndërkombëtar, përplasje, konflikt me kultura të ndryshme dhe plagjiaturë dhe njollosje të konkurrencës nga Facebook”. ByteDance nuk e shtjelloi më tej deklaratën.
ByteDance bëri publike deklaratën përpara se Microsoft të konfirmonte se është në bisedime për të blerë TikTok.
Drejtori i Përgjithshëm i Microsoft, Satya Nadella, bisedoi me presidentin Donald Trump në lidhje me një blerje të mundshme të TikTok në SH.B.A.
Gjigandi i teknologjisë po tenton një blerje të TikTok në Kanada, Australi dhe Zelandën e Re gjithashtu.
TikTok është përballur me akuza të shumta nga Uashingtoni për mbledhjen e të dhënave të përdoruesve amerikanë për t’u përdorur nga qeveria kineze, por platforma e ka mohuar vazhdimisht këtë. Së fundmi, presidenti Trump paralajmëroi se do të ndalojë TikTokun në SH.B.A.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…