Agjencia amerikane hapësinore NASA ka nisur një mënyrë të re për të kërkuar alienët, tani ata po kërkojnë gjurmë të teknologjisë që nuk është nga Toka.
Pajisjet e çuditshme në hapësirë, të tilla si panele diellore të pazakonta, mega-struktura ose kimikate që nuk mund të bëhen nga teknologjia e Tokës, janë një çelës përmes të cilit NASA dëshiron të përcaktojë ekzistencën e alienëve, shkruan Daily Star.
None found
Nisma e re e NASA-s dëshiron të zbulojë të ashtuquajturat “tekno-nënshkrime”, d.m.th. prova shkencore të teknologjisë së kaluar dhe të sotme që mund të vijnë nga një planet tjetër.
“Projekti i Kërkimit të Inteligjencës Aliene (SETI) gjithmonë është përballur me sfidën se ku mund të shikoni. Kah i cili yll të drejtojnë teleskopin për të kërkuar një sinjal. Tani ne e dimë se ku të kërkojmë. Kemi mijëra ekzoplanetë, përfshirë në zonën e banueshme përreth yjeve të tyre dhe në të cilat mund të formohet jeta. Loja ka ndryshuar”, tha astronomi Adam Frank, profesor në Universitetin e Rochester.
Ekspertët veçanërisht tregojnë për planetin Proxima B, një yll i dikurshëm që tani është shuar, dhe që i ngjan Tokës, por ka dy anë në të cilat është vazhdimisht ditë ose natë, transmeton KosovaPress.
“Nëse një civilizim në atë planet dëshiron të ndriçojë ose të ngrohë gjatë natës, ai mund të vendosë qeliza foto-sensitive në anën ku është vazhdimisht ditë dhe të transmetojë energji elektrike atje ku është natë,” tha dr. Avey Leb nga Universiteti i Harvardit.
Kombëtarja e Portugalisë ka mposhtur Kombëtaren e Kroacisë me rezultatin 2-1, duke siguruar kualifikimin në 1/8 e finales së Kupës…
Luka Modric u përlot në fund të ndeshjes, ndërsa udhëtimi i Kombëtares së Kroacisë në Kupën e Botës përfundoi me…
Cristiano Ronaldo ka shkruar edhe një tjetër faqe historike në Kupën e Botës, duke vendosur një rekord të ri në…
Zvcira dhe Algjeria do të takohen në 1/16 e finales në Kupën e Botës. Kombëtarja evropiane dhe ajo afrikane do…
Mikel Oyarzabal ishte protagonist i madh në fitoren bindëse 3-0 të Spanjës ndaj Austrisë në Kupën e Botës, ku sulmuesi…
Ylli i ri i Brazilit, Endrick, ka zbuluar detaje interesante nga marrëdhënia e tij e ngushtë me Neymarin gjatë Kupës…