Categories: Uncategorized

Historia e sfondit më të famshëm të “Windows”, ja si duket tani vendi ku u bë fotografia (FOTO LAJM)

Edhe pse shumë janë të bindur që fotoja e famshme që ka përdorur Windows për vite me radhë është artificiale, kjo nuk është as afër së vërtetës. Ky është tregimi se si u krijua sfondi kompjuterik më i famshëm i të gjitha kohërave.

Charles O’Rear lindi në vitin 1941 dhe punoi si fotograf për revistën National Geographic për më shumë se 25 vjet.

Që nga viti 1978, interesi i tij është përqendruar në vreshtarinë dhe prodhimin e verës, kështu që ai ka marrë fotografi me këtë temë në të gjithë botën, transmeton Telegrafi.

Edhe pse ka qenë i angazhuar në fotografi gjatë gjithë jetës, ai nuk ka bërë fotografinë e tij më të famshme krejt rastësisht.

Ndërsa po udhëtonte në Autostradën 121 në Kaliforni, Charles vendosi të zbriste nga makina dhe të fotografonte një skenë për të cilën shpesh mendonte.

Disa vjet më vonë, Microsoft i pagoi atij një shumë të madhe për këtë foto, por O’Rear kurrë nuk zbuloi se cila ishte shifra.

Fotografia është ashtu siç është falë ndërthurjes së filmit Fuji, me ngjyra të zgjeruara dhe optikës së shkëlqyeshme të kamerës që O’Rir përdori në atë kohë.

Ai nuk mund ta përcaktonte vetë çmimin e fotografisë, kështu që Microsoft i dërgoi atij një biletë avioni për të shkuar në seli për të negociuar.

Fotografia është shfaqur në sistemin XP që nga viti 2001, dhe është parë nga më shumë se një miliard njerëz çdo ditë.

Për shumë vite, pati një polemikë në lidhje me vendin ku u krijua kjo foto – Irlanda, Franca dhe Zelanda e Re përfaqësonin lokacione të mundshme, dhe spekulimet erdhën në fund kur Microsoft zbuloi një sekret të mbajtur në YouTube për vite me radhë, përcjell Telegrafi.

Peizazhi i livadheve të gjelbra, qiellit blu dhe vetëm disa re janë në të vërtetë të vendosura në Kaliforni, në Qarkun Napa.

“Ajo u bë afër shtëpisë time, ndërsa unë vizitoja vajzën, në veri të San Francisko. Dita ishte ashtu si në foto. Fotografia nuk kishte asnjë efekt të photoshopit. Bari ishte i përsosur dhe dielli po shkëlqente. Nuk kishte re në qiell, por ndërsa unë parkova makinën dhe mora kamerën, por pastaj retë u shfaqën”, tha tha O’Rear.

Më vonë, vendi i famshëm ku është marrë fotografia u shndërrua në një vresht, dhe fotografia, e cila u mor pas më shumë se një dekade në të njëjtin vend ku ishte marrë, tregon një skenë krejtësisht tjetër.

të fundit

Barcelona njofton zyrtarisht rinovimin e kontratës së Lamine Yamal

Barcelona ka njoftuar se supertalenti 17-vjeçar Lamine Yamal ka rinovuar kontratën me klubin dhe tashmë do të qëndrojë atje për…

13 minutes ago

Argjentina merr autorizimin për të eksportuar mish viçi në Shqipëri

Në një artikull të publikuar nga mediat argjentinase, thuhet se Argjentina ka marrë autorizimin për të eksportuar mish viçi në…

29 minutes ago

Emigrantët e Italisë nisen drejt Shqipërisë, 30 persona me kombësi të ndryshme do të riatdhesohen në Gjadër

Marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë deri më tani është duke u mbajtur me sukses. Tridhjetë emigrantë me kombësi të ndryshme…

57 minutes ago

Gazetarja Llabani: Ambasada e SHBA certifikoi zgjedhjet e 11 majit! CIA dhe DEA monitoruan procesin, ja çfarë pritet

Gazetarja Anduena Llabani, e ftuar ne emisionin "Now" me Erla Mëhillin, ka komentuar deklaratën e Ambasadës së SHBA në Tiranë…

1 hour ago

Bisedat në SKY ECC/ Detaje nga dosja e SPAK! Ja skema si transportoheshin paratë e kokainës nga Europa në Shqipëri

Gjatë emisionit “Në Shënjestër” u publikuan detaje nga përgjimet e SkyECC që zbërthyen skemën e transportimit të parave të kokainës…

1 hour ago

Klubi i njohur “piketon” Baton Zabërgjan, Dinamo kërkon 2.5 milionë euro

Baton Zabërgja është në radarin e Rubin Kazan. Sulmuesi i Dinamos kërkohet nga klubi rus, që kërkon të shtojë forcat…

2 hours ago