Categories: Uncategorized

Falë opsionit të ri të Instagram-it, periudha e izolimit mund të kalohet më lehtë

Në këto ditë të pazakonta izolimi, kur ndoshta ju ka marrë malli që të shihni dhe të flisni me të afërmit e miqtë tuaj, Instagram ka përfshirë një opsion të ri, duke shpresuar që do t´ju afrojë më shumë.

Tani mund të bëni ”scroll” në Instagram dhe të shihni gjërat që normalisht i shihni vetëm, bashkë me miqtë tuaj, duke e kthyer eksperiencën pasive të izolimit në diçka më sociale dhe aktive. Ky opsion quhet ”Co-Watching” dhe lejon miqtë në një video chat apo në një video të një grupi, të shohin të njejtat postime në ”feed”, postime këto që mund t´i ketë pëlqyer apo ruajtur njëri prej personave ose që jua rekomandon vetë Instagrami. Pra e gjeni si opsion tek mesazhet e rrjetit social, ndryshe ”Direct Messages”.

Të lidhura

None found

Praktikisht ”Co-Watching” bën të mundur që të argëtoheni, të qeshni ose të komentoni bashkë me të tjerët, gjërat që zakonisht i shihni vetëm dhe mbi të gjitha shmang atë momentin kur i nisni dikujt diçka në Instagram dhe thotë “Nuk më del se nuk e ndjek këtë faqen”. Ky opsion është testuar prej një viti nga programuesit e rrjetit social, megjithatë pas lançimit do të shohim nëse funksionin ashtu si ata kanë parashikaur dhe mbi të gjitha a do ta respektojë si duhet privatësinë e përdoruesëve.

Së bashku me të janë lançuar dhe një sërë të rejash të tjera në këtë aplikacion, veçanërisht për të sensibilizuar njerëzit për kujdesin dhe masat që duhet të marrin ndaj Koronavirusit. Përveç sticker-ave që i kujtojnë njerëzve në çdo moment të qëndrojnë në shtëpi dhe të lajnë duart, Instagram po kujdeset që të eleminojë çdo lajm të rremë apo llogari që shpërndan informacioen të pakonfirmuara rreth pandemisë.

Gjithsesi ”Co-Watching” nuk është përfshirë në rrjetin sociale vetëm për këtë periudhë, por mendohet se do të ndryshojë eksperiencën e përdoruesëve në një kohë afatgjatë.

të fundit

Charles nderon në Bahamas katër marinsat e vrarë në fundosjen e HMBS Flamingo

Mbreti Charles III vijoi vizitën e tij në Bahamas me homazhe për katër marinsat bahamianë që humbën jetën në vitin…

1 minute ago

Genoa mposht Juventusin, Zhegrova aktivizohet në pjesën e dytë

Genoa ka marrë pikët e plota në shtëpi për të shokuar Juventusin, në kuadër të xhiros së nëntë në Serie…

7 minutes ago

Çuçul: Mbi 800 lëndë të hapura për dyshime korrupsioni deri në tetor

Kryetari i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Adem Çuçul, në emisionin “IMPAKT” në Tv Shenja, ka bërë të ditur…

7 minutes ago

Murrizi accuses former SHISH chief: Vlora Hyseni wiretapped SPAK prosecutors and should have ended up in prison

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka hedhur akuza ndaj ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni, duke…

9 minutes ago

Klodiana Lala: The Vlora Hyseni case must be thoroughly investigated; Rama should have resigned

Gazetarja Klodiana Lala, në emisionin “Prime News24” në News24, komentoi çështjen e Vlora Hysenit, duke e cilësuar atë si një…

9 minutes ago

Flavio Bolsonaro thanks Trump from Miami and claims to be Brazil’s president-elect

Nga Shtetet e Bashkuara, ku mbërriti pasi u largua nga Brazili, Flavio Bolsonaro falënderoi Donald Trump për mikpritjen dhe deklaroi…

10 minutes ago