Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho e konsideron Grupin B1 të Ligës së Kombeve, aty ku gjendet Shqipëria si të ekuilibruar dhe të ndryshëm nga ai i kualifikueseve të Evropianit 2024.
Në një prononcim nga Parisi për Tv Klan me gazetarin Alban Xhihani, trajneri Sylvinho vlerësoi kundërshtarët dhe tha se Shqipëria duhet të luftojë për të marrë pikë nga çdo ndeshje.
Mirëpo, sipas Sylvinho, kuqezinjtë tani duhet të mendojnë për ndeshjen e parë që kanë në Kampionatin Evropian në qershor, atë me skuadrën e Italisë.
“Është një grup ndryshe, është i vështirë me skuadra shumë të forta, por patjetër është grup i ndryshëm nga ato të kualifikueseve të Evropianit. Është grup ndryshe, kemi skuadra të forta”.
“Është një grup shumë i ekuilibruar. Duhet të luftojmë çdo ndeshje për çdo pikë që duhet të marrim në çdo sfidë. Tani duhet të mendojmë për ndeshjen e parë të Evropianit, Italinë”, u shpreh Sylvinho.
Në grupin B1 të Ligës së Kombeve, Shqipëria do të përballet me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.
Dashi Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka përsëritur të hënën thirrjen e tij për dialog me protestuesit, pas nëntë muajve…
Kujtim Luka 66 vjeç është viktima e aksidentit të mbrëmjes së kësaj të hëne në Vorë. Sipas raportimeve, Luka u…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së fundi ka zhvilluar një intervistë për televizionin polak “TVP World” ndërsa është pyetur për…
Muaji shtator shënon nisjen zyrtare të legjislaturës së re parlamentare në Shqipëri, pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 11…
Prindërit dhe gjyshi i vajzës 4-vjeçares shqiptare që u mbyt në pishinën e një vile në Paxos janë liruar me…