Categories: Uncategorized

Koronavirusi/ Ndërron jetë ish-lojtari i futbollit amerikan

Ka ndërruar jetë në moshën 73 vjeçare për shkak të koronaviorusit ish-lojtari i famshëm i futbollit amerikan Tom Dempsey.

I lindur në Wisconsin, Dempsey hyri në histori gjysmë shekulli më parë, kur i dha fitoren ekipit të Saint Louis-it pikërisht në sekondat e fundit të takimit me Detroitin, falë një goditje dënimi të shënuar nga plot 63 jardë, duke thyer në këtë mënyrë rekordin e atëhershëm me plot 7 jardë.

Një detaj interesant që e shndërroi këtë lojtar në të pavdekshëm është se Tom Dempsey nuk ishte si gjithë të tjerët dhe veçoria që e dallonte lojtarin nga Milëaukee ishte pikërisht fakti që “kickeri” i talentuar lindi pa gishtërinjtë në këmbën goditëse.

Në kampionatin e vitit 1970 në NFL, më datë 8 nëntor Dempsey dërgoi topin saktë mes shtyllave me një field goal, nga 63 yard, praktikisht që nga gjysmëfusha tjetër, distancë që e konvertuar në njësinë matëse që njohim më mirë është plot 58 metra, për t’i dhënë fitoren Saints në sekondat e fundit, me shifrat 19-17 ndaj franchise-t nga Michigani, Detroit Lions.

Goditja e saktë e tij nga ajo distancë e largët rezistoi deri në vitin 2013, derisa u thye me vetëm një jardë nga “kickeri” i Denver Broncos Matt Pratter, duke fiksuar për kohën një rekord në futbollin amerikan me jetëgjatësi 43-vjeçare.

Mbi të gjitha Dempsey ka luajtur një rol thelbësor për rregullat e kësaj loje. Ai luante me një këpucë tepër të diskutueshme, që ishte e drejtë në pjesën e majës, gjë që asokohe hapi jo pak polemika, deri në atë pikë sa presidenti i atëhershëm i ekipit teksan Dallas Coëboys Tex Schramm ta krahasonte këpucën e tij me pjesën goditëse të një steke golfi.

7 vjet pas rekordit të fiksuar nga Tom Dempsey, pra në vitin 1977 drejtuesit e NFL aprovuan një ndryshim, që hyri në histori si “rregulli Dempsey”, duke i shtrënguar në vazhdim që të gjithë lojtarët që kishin gjymtyrë artificiale për të veshur gjatë ndeshjes një këpucë që të përmbushte standardet e një këpuce normale, në momentin e goditjes, në situatat e përcaktuara të këtij sporti.

të fundit

“Të hetohet urgjent Sako” – Durrësi nën ujë, PD HAP LETRAT: Ku kanë shkuar fondet miliona euro të dhëna nga BE?

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Reshjet intensive të paralajmëruara këtë javë kanë sjellë një tjetër përmbytje…

26 minutes ago

Hapja e 4 kapitujve të tjerë të negociatave, Spiropali: Tjetër moment i rëndësishëm drejt Evropës

Shqipëria do të mbajë më 16 shtator Konferencën e gjashtë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, ku do të hapen edhe 4…

42 minutes ago

PS nis punën për ndryshimin e Rregullores dhe ndarjen e komisioneve! Peleshi thërret krerët e grupeve parlamentare! Ç’pritet të ndodhë javën e ardhshme?

Pas mandatimit si kryeministër, Edi Rama do t’i dërgojë Presidentit Bajram Begajt edhe dekretet e ministrave të rinj, të cilët…

1 hour ago

I dehur në timon, tenton të korruptojë efektivin e Rrugores, arrestohet 55-vjeçari në Durrës

Një 55-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia Rrugore e Durrësit, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të…

1 hour ago

FOTO/ Adrola provokuese, shfaq linjat trupore

Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…

3 hours ago

‘As serbi nuk do të na e bënte!’, Banorët e Valbonës shpërthejnë në lot teksa IKMT shemb bujtinat: Na p*shkatoni më mirë…

Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…

3 hours ago