Anthony Joshua këmbëngul se është i gatshëm të përballet në një duel britanikësh me Tyson Furyn, madje edhe me dyer të mbyllura (për shkak të Koronavirusit), pavarësisht se do të fitonte 6.5 milionë stërlina (8 milionë dollarë) më pak.
Fury, kampion në WBC dhe Joshua, “mbreti” i IBF, WBO dhe WBA, janë në rrugën e duhur për një megapërballje për të kurorëzuar kampionin e padiskutueshëm në peshat e rënda. Një përplasje e tillë do të mbushte çdo impiant dhe ka të ngjarë të jetë lufta më e pasur në historinë e boksit në Mbretërinë e Bashkuar.
None found
“Nëse (promovuesi) Eddie Hearn thotë se ka arrituar të sigurojë duelin me Tyson Furyn, por do të duhet të zhvillohet me dyer të mbyllura, jam gati të pranoj,” – tha Joshua për DAZN.
-“Nëse nuk përballemi tani, nuk mendoj se Tyson Fury do të jetë vërdallë kur të kemi mundësi sërish për t’u ndeshur në salla të mëdha, plot me njerëz. Më duhet ta shfrytëzoj tani rastin, ndërsa ai është aty. Jam gati të luftoj edhe për 8 milionë dollarë me pak.”
AJ pranoi mungesa se spektatorëve do të ndikonte thellë në performancën e tij, por ai këmbëngul:
“Fitorja mbetet fitore, pjesë e historisë.”
Dueli mes Joshuas dhe Tyson Furyt duket se do të zhvillohet në fillim të vitit të ardhshëm. Joshua pritet të përballet këtë verë sfiduesin e detyrueshëmtë IBF, Kubrat Pulev, ndërsa Fury është i vendosur për një duel të tretë me Deontay Wilder.
Legjenda e Real Madridit, Toni Kroos, ka vlerësuar lart punën taktike të Jose Mourinhos pas fitores 2-1 ndaj Barcelonës në…
Një vajzë gjashtëmbëdhjetë vjeçare me goditje në tru është pacientja më e re që trajtohet në Klinikën e Neurologjisë një…
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur sërish në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.…
Stiven dhe Cristian Shpendi Përballja mes Cesenës dhe Empolit në Serie C i ka prodhuar të gjitha, ndërsa në sfidë…
Gazetari australian, Daniel Garb, tërhoqi vëmendjen me votën e tij për Topin e Artë 2026, pasi zbuloi zgjedhjet e tij,…
Izraelit duket se po shkon drejt një ngërçi politik teksa pritet rezultati final i zgjedhjeve të djeshme parlamentare. [...]Read More...