Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Zbigniew Boniek pranon se ata po përballen me situatë të vështirë dhe nuk do të mund të marrin një “vendim përfundimtar” gjatë mbledhjes së sotme.
Presidenti i Federatës polake dhe anëtar i bordit të UEFA Boniek u intervistua nga Gazzetta dello Sport dhe tha se organizata mund të “diskutojë vetëm hipotezat” gjatë konferencës së sotme.
Pjesa më e madhe e futbollit evropian është pezulluar mes frikës së shpërthimit të koronavirusit, duke përfshirë Kupat Evropiane, dhe Boniek nuk mund të garantojë që sezoni 2019/20 do të arrijë në një përfundim, por shpreson të fillojë një sezon i ri në gusht.
“UEFA nuk mund ta marrë vendimin përfundimtar. Ne vetëm mund t’i imagjinojmë hipotezat me të cilën mund të punojmë. Nuk dihet se çfarë do të ndodhë, nuk e dimë nëse do të jemi gati në maj…”, ka thënë Boniek.
“Fatkeqësisht, gjithçka është e mundur. Nëse nuk mund të luani në Poloni, në Itali apo kudo, nuk e di se çfarë do të ndodh me shpalljen e kampionëve, si dhe rënien e promovimet në liga. Është një problem i madh. Por, nuk e di nëse ka mundësi të mbyllet sezoni në vjeshtë”.
“Është më mirë ta mbyllim më 30 qershor dhe pastaj ta rinisim në gusht. Ne shpresojmë që do të kenë rangime përfundimtare. Përndryshe, ne [UEFA] do të duhet ta shpikë një sistem që i merr parasysh të gjithë mundësitë e ndryshme”.
“Ne jemi në situatë emergjente dhe duhet të merren vendime të jashtëzakonshme”.
Dashi Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do ju duhet të debatoni me dikë, gjë…
Një vrasje raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Hajvali të Prishtinës. Sipas mediave të Kosovës viktima është…
Sinjalet që na dërgon trupi, kur diçka nuk shkon mirë, nuk duhet të lidhen domosdoshmërisht me dhimbjet. Disa shenja mund…
Një person është vënë në pranga, ndërsa dy të tjerë janë nën hetim, pasi akuzohen si shkaktarë të ndezjeve të…
Presidenti iranian, Masud Pezeshkian, ka paralajmëruar se shteti i tij përballet me përshkallëzim konflikti me Shtetet e Bashkuara, nëse nuk…
Shiu i meteorëve Perseid pritet të arrijë kulmin në mesin e gushtit dhe konsiderohet më i miri i vitit. NASA…