Categories: Uncategorized

ZYRTARE/ Tirana transferon portierin e Prishtinës

Visar Bekaj pritet që ta vesh fanellën e kampionit të Shqipërisë vitin e ardhshëm.

Kosovari ka nënshkruar kontratë me KF Tiranën dhe këtë e ka konfirmuar FC Prishtina me anë të një komunikate zyrtare në faqen e saj në Facebook.

Të lidhura

None found

“Portieri i Prishtinës nga viti 2014, i cili për gjashtë vite ka regjistruar 159 paraqitje zyrtare me bardhekaltrit, do t’i bashkohet kampionëve nga Shqipëria, KF Tirana”, thuhet në këtë komunikatë për media.

Pas kësaj ka folur edhe vetë Bekaj ku ka falënderuar klubin që është rritur.

“Falënderoj klubin e zemrës FC Prishtina për gjithë kontributin në zhvillimin dhe promovimin tim profesional, në veçanti menagjmentin e klubit, stafin teknik dhe bashkëlojtarët. Falënderim të jashtëzakonshëm për tifo grupin “Plisat” me të cilët jam i lidhur ngushtë dhe i respektoj maksimalisht. Ju sigurojë se do të vazhdojë të përfaqësojë denjësisht vlerat e larta kulturore e sportive të qytetit tim, si dhe te klubit ku u rrita. Do të vazhdojë ende të mbajë të veshur fanellën bardhe e blu, kështu duke mos i ndërruar ngjyrat për të cilat ndihem krenar”, është ky prononcimi i fundit për klubin tonë nga kapiteni dhe zëvendëskapiteni i skuadrës sonë, Visar Bekaj.

Ndërkohë, mirëseardhjen kosovarit ia ka uruar KF Tirana që po ashtu e ka zyrtarizuar lojtarin në fanellën e Tiranë.

“Visar Bekaj është afrimi më i ri i Tiranës në këtë merkato. Klubi ka arritur blerjen e kartonit të portierit të suksesshëm të Prishtinës. Me një karrierë të pasur brenda Vala Superligës Kosovës, si edhe portieri i Kombëtares së Kosovës, 23 vjeçari është tashmë një element kyç në përbërjen e skuadrës dhe vjen si gardiani i portës bardheblu për tre vitet e ardhshme. I bindur se do të japë maksimumin e tij për fanellën e re që do të mbajë veshur, Bekaj bëhet pjesë i ekipit më të madh dhe më të titulluar në vend. #ëelcomeVisar”, thuhet në këtë komunikatë.

të fundit

BBC raporton për protestat studentore në Shqipëri: Kërkohet dorëheqja e Ramës, përplasje me policinë

Protesta e studentëve kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama në Shqipëri ka tërhequr edhe vëmendjen e BBC-së. Media britanike raporton…

1 minute ago

Studentja Livia Dedej: Protesta u përket qytetarëve, jo partive politike

Studentja në degën e Psikologjisë, Livia Dedej, e ftuar këtë të shtunë në Euronews në emisionin Review me Greta Topjana,…

2 minutes ago

Shifra e frikshme pas 4 vitesh luftë, sa trupa ka humbur Rusia në Ukrainë?

Rusia ka humbur 1,588,180 trupa në Ukrainë që prej nisjes së pushtimit në shkallë të plotë më 24 shkurt 2022,…

3 minutes ago

Bajrami kritikon Kurtin për vonesën e buxhetit: “Partia po përcakton rendin e institucioneve

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se, sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë,…

7 minutes ago

Orinda Huta rrëfen betejën për fëmijën e dytë: Pas katër përpjekjeve në Shqipëri, po vijon IVF-në në Turqi

Orinda Huta ka rrëfyer në emisionin “Goca dhe Gra” historinë e saj shumë personale të përpjekjeve për të pasur një…

16 minutes ago

VIDEO/ Spektakël në derbin e Madonninës, Milani udhëheq 3-1 ndaj Interit pas 45 minutash

Milan Një spektakël i vërtetë ka rezultuar pjesa e parë në derbin e Madonninës mes Milanit dhe Interit, ku kuqezinjtë…

23 minutes ago