Categories: Uncategorized

ZYRTARE/ Serie A do të vijojë pa tifozë, vendoset data për Juventus – Inter

Qeveria italiane, nëpërmjet një dekreti të lëshuar pasditen e sotme, ka bllokuar zhvillimin e të gjitha eventeve sportive në praninë e tifozëve deri më datën 3 prill, duke konfirmuar se tani ndeshjet e kampionatit Italian do të duhet të luhen pa praninë e tifozëve.

Kaq ka mjaftuar që drejtuesit e klubeve, të mbledhur në një takim të Ligës në Romë, të vendosin vijimin e kampionatit me dyer të mbyllura, ndërsa që këtë fundjavë do të rikuperohen 6 ndeshjet e shtyra javën e kaluar.

Kështu paraprakisht është vendosur që Juventus-Inter të luhet të dielën në mbrëmje me dyer të mbyllura në “Allianz Stadium”, ndërsa ndeshjet e tjera të luhen të dielën gatë ditës, me përjashtim që sfidës Sampdoria-Verona, që është vendosur të zhvillohet të shtunën në mbrëmje.

Pas rikuperimit të këtyre ndeshjeve, kampionati pritet të vijojë normalisht javë pas jave, ndonëse me dyer të mbyllura deri më 3 prill, me shpresën që më pas alarmi i përhapjes së Coronavirusit të jetë tejkaluar dhe gjithçka t’i rikthehet normalitetit.

Ndërkohë nuk ka ende asnjë datë se kur do të luhen sfidat e kthimit të Kupës së Italisë, ndërsa sfida mes Interit dhe Sampdorias do të zhvillohet me shumë gjasë më 20 maj të këtij viti, ose më herët nëse zikaltrit eliminohen nga Europa League./ss/

të fundit

PD mban 1 minutë heshtje në nder të Azem Hajdarit, mazhoranca nuk i bashkohet

Gjatë seancës së parë të legjislaturës së re në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e Partisë Demokratike kanë mbajtur një minutë…

26 minutes ago

Legjislatura e re parlamentare, betohen deputetët e Kuvendit

Parlamenti hapi dyert këtë të premte për të pritur deputetët e Legjislaturës së 11-të. Pas seancës së paradites, deputetët iu…

46 minutes ago

EMRAT/ Tom Doshi dhe Sabina Jorgo heqin dorë nga mandati i deputetit, ja kush i zëvendëson

Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, të dy pjesë e listës së Partisë Social Demokrate (PSD) në zgjedhjet e 11 majit,…

1 hour ago

Studenti që foli i fundit me Charlie Kirk thyen heshtjen pas vrasjes së tij në Utah

Një ditë pas vrasjes së Charlie Kirk, figura e njohur e së djathtës amerikane dhe themelues i Turning Point USA,…

2 hours ago

Domatet me pesticide, Gjykata e Beratit lë në burg eksportuesin e perimeve, ja masa për dy inspektorët e AKU-së

Eksportuesi i perimeve Marigren Qorri, 40-vjeç dhe dy punonjësit e AKU-së Berat, Griselda Doksani, 25-vjeçe dhe Ronaldo Lika, 25-vjeç kanë…

2 hours ago

SHBA e vendosur kundër emigrantëve të paligjshëm, ja çfarë propozon administrata e Trump në OKB në lidhje me azilkërkuesit

Administrata Trump synon të kërkojë një ulje drastike të azilit në Kombet e Bashkuara më vonë këtë muaj, në margjinat…

2 hours ago