Categories: Uncategorized

ZYRTARE/ Roma zgjat kontratën edhe per 4 vite me mesfushorin e talentuar

Aleksandar Kolarov një ditë më parë zgjati marrëveshjen me Romën, ndërkohë që sot është dita e një mesfushori për të nënshkruar kontratën e re. Bryan Cristante zyrtarisht e ka zgjatur bashkëpunimin me klubin kryeqytetas.

Në njoftimin e bërë thuhet se Cristante do të jetë pjesë e Romës deri më 30 qershor të vitit 2024. Mesfushori po luan sezonin e dytë me verdhekuqtë dhe i ka thënë po propozimit për të nënshkruar kontratën e re.

“Jam i lumtur që po rinovoj kontratën. Ky është vendi ku unë dua të jem dhe të vazhdoj të përmirësohem. Besoj në projektin që po ndërtohet këtu dhe mendoj se mund të jetë i suksesshëm”, u shpreh Cristante.

Te Roma ai u transferua në verën e vitit 2018 dhe numëron 54 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Mesfushori 24-vjeçar ka shënuar edhe pesë gola me fanellën e skuadrës kryeqytetase. Më parë ai ka qenë pjesë e Milan, Pescara, Palermo dhe Atalanta në Serie A, ndërkohë që është aktivizuar edhe në Portugali te Benfica.

të fundit

E rëndë në Prizren/ Babai plagos gruan e dy vajzat, 15-vjeçarja humb jetë, vajza tjetër në gjendje të rëndë

Mëngjesin e sotëm, një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Prizrenit, ku një person ka vrarë për vdekje vajzën…

2 minutes ago

Ylli Rakipi i drejtohet Ramës: Premtove shëndetësi falas në 2013 dhe akoma nuk e ke bërë, skandali te Onkologjiku ku bëhej biznes me vdekjen, çfarë do t`i thuash kësaj?

Mbrëmjen e djeshme, kryeministri Edi Rama, ka debatuar me Ylli Rakipin në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN Tv, për premtimin…

31 minutes ago

A bashkohesh me Tom Doshin nëse të duhet? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Rama, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u pyet për partitë e vogla dhe bashkëpunimin pas…

38 minutes ago

Aksidenti në Peshkopi ku u përplas efektivi, shoferi ishte nën efektin e alkoolit

Pasditen e djeshme, një aksident rrugor është regjistruar në qytetin e Peshkopisë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe…

1 hour ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 06 maj 2025, dollari amerikan, blihet me 85.9 lekë dhe shitet me 87.2 lekë. Euro, blihet me 97.6…

1 hour ago

Parashikimi i motit 6 Maj 2025, kthjellime, vranësira dhe reshje shiu

Ditën e sotme në vendin tonë, Shqipëria vijon të jetë nën mbizotërimin e temperaturave relativisht të larta. Depërtimi i masave ajrore…

2 hours ago