Categories: Uncategorized

ZYRTARE/ Rey Manaj firmos te Barcelona me klauzolë të çmendur

Pritja merr fund. Rey Manaj është futbollisti më i ri i Barcelonës.

Është vetë gjiganti katalanas që ka konfirmuar akordin me lojtarin shqiptar, me 22-vjeçarin që ka pozuar tashmë edhe me fanellën kuqeblu. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka lënë kështu eksperiencën te Albacete, teksa ka firmosur me Barcelonën deri në verën e vitit 2023.

Kosto e transferimit të Manaj shkon deri në 700 mijë euro, plus 2 milionë euro në formë bonuse. Ndërkohë klauzola e shqiptarit te Barcelona do të jetë e çmendur. Manaj ka një klauzolë prej 50 milionë euro, ndërsa do të vesh fanellën me numër “22”. Hapat e parë si futbollist, lojtari i lindur në Lushnje i hodhi te Sampdoria, për të luajtur më pas me Cremonese, Inter, Pescara, Pisa, Granda dhe në fund Albacete.

Me këto të fundit, Manaj ka luajtur 29 takime në total, duke shënuar edhe 8 gola. Më 13 nëntor 2015, në moshën 18 vjeç, ai debutoi me Kombëtaren e Shqipërisë dhe tashmë do të synojë Barcelonën A, pasi fillimisht do të jetë pjesë e ekipit të dytë të kampionëve të La Liga.

të fundit

Kush janë 140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit/ Ja të rinjtë që futen në Parlament për herë të parë

Zgjedhjet e 11 majit 2025, nxorën 140 deputetë të rinj dhe të vjetër që do të futen në Parlamentin e…

17 minutes ago

Pse të rinjtë nuk duan të martohen më?

Dikur martesa ishte qëllimi përfundimtar i çdo lidhjeje. Sot? Jo më. Brezi i ri po sheh martesën me sy të…

22 minutes ago

Eurovision 2025/ Belgjika dhe Spanja kërkojnë hetim për manipulim votash pro Izraelit

Eurovision 2025 është përfshirë në një skandal pas akuzave për manipulim votash që, sipas disa vendeve, i dhanë Izraelit një…

47 minutes ago

Humbët garën, mos humbni fytyrën/ Pas “presionit” të Ramës, kandidatët e PS tërheqin kërkesën nga KQZ

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, ka reaguar pas përfundimit të procesit të numërimit të votave nga…

48 minutes ago

Kosova ndalon mishin e pulës nga Brazili pas rasteve me gripin e shpendëve

Kosova ka vendosur ta ndalojë përkohësisht mishin e pulës dhe produktet e tjera të shpendëve nga Brazili, ka bërë të…

1 hour ago

Erion Veliaj bën bilancin e 100 ditëve të para në burg: Po më sulmojnë mua dhe familjen time, ndalimi im është i padrejtë

Me anë të një postimi në Facebook, kryebashkiaku i arrestuar i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka bërë dilancin e 100…

1 hour ago