Arlind Ajeti rikthehet zyrtarisht në Itali, tashmë për të mbajtur fanellën e Reggianas, skuadër që u ngjit këtë vit në Serie B dhe që ka objektiva madhorë në edicionin e ri 2020-2021, pasi synon fazën “play-off” për një vend në Serie A sezonin e ardhshëm.
Ajeti është larguar kështu pas disa muajsh eksperiencë në Danimarkë me fanellën e Veljes për t’u transferuar në Itali aty ku ka firmosur për 2 vite me Reggianan.
None found
Ai do të veshë fanellën me numër 93 te klubi nga Reggio Emilia, ndërsa Reggiana bëhet ekipi i 4-t i tij në Itali pas aventurave në Serie A me Frosinonen, Torinon dhe Crotonen.
Pas prezantimit te skuadra e tij e re, vetë lojtari ka thënë edhe fjalët e para si lojtar i Reggianas me shpresën se te kjo skuadër Ajeti do të gjejë formën optimale dhe do të rikthehet të jetë pjesë edhe e kombëtares shqiptare pasi është ende shumë i ri vetëm 27-vjeç.
“Më ka munguar shumë Italia, kam patur shumë dëshirë të rikthehem në këtë vend. Jam i lumtur që do të jem pjesë e një klubi historik që përfaqëson krahinën e Reggio Emilias. Falenderoj klubin për këtë mundësi, drejtorin sportiv Tosi dhe trajnerin Alvini që më kanë dashur me çdo kusht. Unë ashtu si e gjithë skuadra do të japim maksimumin për të siguruar sa më shpejt qëndrimin në këtë kategori dhe më pas për të ëndërruar gjëra më të mëdha”, nënvizoi Ajeti për faqen zyrtare të klubit.
Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…
Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…
Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…
Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…
Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…