Fali Ramadani, disa ditë më parë ishte në shënjestër të autoriteteve spanjolle, ndërkohë që tanimë ka qenë radha e Jorge Mendes, menaxherit më të fuqishëm në botë.
Autoritetet e taksave në Portugali kanë mbërritur në shtëpinë e tij dhe kanë bërë një kontroll, sikurse raporton sabado.pt.
Mendes, i cili përfaqëson portugezin Cristiano Ronaldo dhe trajnerin Jose Mourinho, po hetohet për pastrim parash. Dyshimet janë me lojërat që agjenti i njohur mund të ketë bërë me të drejtat e imazhit të klientëve të tij. Fitimet e Mendez janë të mëdha dhe autoritetet portugeze po tentojnë të zbulojnë diçka.
Ato nuk kanë kontrolluar vetëm shtëpinë e Mendes, pasi kanë zbarkuar edhe në klube si Porto, Benfica, Sporting Lisbon dhe Braga, ku janë kërkuar dokumente të ndryshme. Gjithashtu kontroll kanë bërë edhe në zyrat e agjentit në Porto dhe Lisbone.
Gjatë seancës së parë të legjislaturës së re në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e Partisë Demokratike kanë mbajtur një minutë…
Parlamenti hapi dyert këtë të premte për të pritur deputetët e Legjislaturës së 11-të. Pas seancës së paradites, deputetët iu…
Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, të dy pjesë e listës së Partisë Social Demokrate (PSD) në zgjedhjet e 11 majit,…
Një ditë pas vrasjes së Charlie Kirk, figura e njohur e së djathtës amerikane dhe themelues i Turning Point USA,…
Eksportuesi i perimeve Marigren Qorri, 40-vjeç dhe dy punonjësit e AKU-së Berat, Griselda Doksani, 25-vjeçe dhe Ronaldo Lika, 25-vjeç kanë…
Administrata Trump synon të kërkojë një ulje drastike të azilit në Kombet e Bashkuara më vonë këtë muaj, në margjinat…