Categories: Uncategorized

Zubizarreta zbulon episodin, Messi tallej me Tata Martinon

Sa peshon prania një kampioni si Leo Messi në dhomat e zhveshjes?

Shumë, shumë, deri në pikën që mjafton një fjalë e tij për të përcaktuar fatin e trajnerit apo të shokëve të skuadrës.

Të lidhura

None found

Shpesh është thënë se “Pleshti” me veton e tij është në gjendje të përcaktojë se kush do të luajë me të apo kush duhet ta drejtojë ekipin.

Duke pasur parasysh ngjarjet e fundit, vështirë se diçka e tillë do të ndodhë në të ardhmen, por në të kaluarën fjala e Leos ka pasur ndikim absolut te trajnerët që kanë drejtuar në “Camp Nou”.

Konfirmimi erdhi nga bashkëbisedimi i dy personazheve, Vicente Del Bosque dhe Andoni Zubizarreta, për “El Pais”. Ata nënvizojnë se si 6 herë fituesi i “Topit të Artë” ishte “thikë me dy presa” për çdo teknik.

Del Bosque, i cili i njeh lojtarët në mënyrë të shkëlqyer, shpjegon:

“Është e vështirë për një trajner të menaxhojë një lojtar të tillë. Dhe nëse lojtarët e shkëlqyeshëm fillojnë të mos merren vesh me ata në stol, lindin probleme, të cilat më pas bëhen të bezdisshme për trajnerët ”.

Ndërkohë, Zubizarreta tregon një situatë të disa viteve më parë, kur ai ishte ende drejtor sportiv i Barcelonës. Në vitin 2013, pas lamtumirës dramatike të Tito Vilanovas (u diagnostikua me kancer dhe më pas humbi jetën), klubi zgjodhi Gerardo “Tata” Martinon trajner. Argjentinasi, megjithatë, ndihej i dobët para bashkatdhetarit të tij Messi:

“Gjithçka varet nga bujaria e lojtarit ndaj ekipit të tij dhe trajnerit të tij. Tata Martino, kur ishte te Barça, i thoshte Messit: Unë e di që, nëse e telefonon presidentin, ai do të më flakë jashtë (shkarkojë), por, dreqi e mori, nuk ke pse të ma kujtosh çdo ditë. Unë tashmë di këtë”.

Në fakt, aventura e Tata Martinos në “Camp Nou” zgjati vetëm një sezon. Ndoshta Messi nuk e bën formacionin, por, që vendos për trajnerët, ka shumë fjalë.

të fundit

Horoskopi 2 Prill 2026/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë

Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…

6 hours ago

La Stelinën “thatë” në sy të shqiptarëve për Inën, Keijsi i jep fund lidhjes

Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…

6 hours ago

Arbër Hajdari i kundërvihet Mirit: U zgërdhive kur ndjekësit i thanë Selinit “kokrra e k*rvës”

Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…

7 hours ago

Në një mënyrë spektakolare, zbulohet data për finalen e madhe të Big Brother VIP Albania, ja sa është numri i finalistëve

Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…

7 hours ago

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, reagon qeveria: Nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë, është hamendësim

Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…

8 hours ago

Liroi sheshin pas 108 ditësh, Adriatik Lapaj: Nëse ishte sakrificë, jam krenar! Nuk bëra akrobaci për pushtet, kam ideal garën

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…

8 hours ago