Dëmtimi i Eden Hazard ka trazuar jo pak gjendjen në kampin madrilen.
Sulmuesi belg u largua nga fusha duke çaluar në minutën e 67-të të takimit kundër Levantes, që ishte vetëm ndeshja e dytë për të pas rikthimit nga lëndimi i kaluar që e kishte lënë jashtë fushës së lojës për tre muaj.
Real Madridi konfirmoi më vonë se Eden Hazard e ka pësuar një thyerje në nyjën e këmbës në disfatën e së shtunës kundër Levantes në La Liga.
Në një komunikatë për media, Reali konfirmoi: “Departamenti mjekësor i Real Madridit ka zbuluar se Eden Hazard e ka pësuar një thyerje në kërcirin skajor të këmbës së djathtë. Riaftësimi i tij do të vazhdojë të vlerësohet”.
Kërciri i skajor është ashti që thyhet më së shpeshti në nyje dhe shërimi i tij merr tre deri në katër muaj kohë. Kjo nënkupton, sipas mediave spanjolle, se ai do të mungojë pothuajse në të gjitha ndeshjet e mbetura të Madridit këtë sezon.
Por, Zidane nuk është i sigurt nëse 29-vjeçari do të arrijë ta luajë ndonjë ndeshje para se të përfundojë ky sezon.
“Nuk mund të ju them asgjë. Ne nuk e dimë nëse ai do të duhet të bëhet operacion, por natyrisht se ai nuk është i lumtur. Ai kishte qenë jashtë skuadrës për pothuajse tre muaj dhe luajti vetëm në dy ndeshje u lëndua”, tha Zidane.
“Natyrisht që është lajm shumë i keq për të, por unë s’mund të ju them nëse ai do të kthehet para se të mbyllet ky sezon”.
Ata që janë në kërkim të një pune në Shqipëri përbëjnë 8,5% të personave që janë në gjendje, tregues që…
Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…
Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…
Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…
Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…
Nga Skyweb.al Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta…