Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka bërë të ditur se Gareth Bale do të jetë nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor, pasi e pësoi një lëndim të lehtë në kyçin e këmbës në ndeshjen e së mërkurës, kur u kthye në formacionin e parë të Real Madridit.
Gareth Bale e shënoi golin e parë në fitoren me rezultat 3:1 të Real Madridit kundër Unionistas de Salamanca në Kupën e Mbretit, mirëpo nuk arriti ta vazhdojë lojën përtej minutës së 53-të.
None found
Ylli i Uellsit, Bale, i cili është përballur me lëndime dhe ftohje gjatë këtij sezoni, e bëri paraqitjen e tij të parë mbrëmë që nga fitorja e La Ligës kundër Getafes më 4 janar.
“Ai e ka kyçin pak të përdredhur. Nuk mendoj se është lëndim serioz, por, si gjithmonë, këtë do ta marrim vesh nesër. Ai nuk mund të vazhdonte të luante”, tha Zidane.
Kjo e vë në dyshim paraqitjen e Bale në skuadrën e Real Madridit sërish të dielën, kur Real Madridi do të përballet me Real Valladolidin në La Liga.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…
Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…