Real Madrid ka marrë një fitore të vështirë dhe shumë të rëndësishme.
Skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane ka mposhtur me rezultatin 2-1 Sevillan në ndeshjen e javës së 20-t në La Liga.
Një ndeshje që nuk ishte aspak e lehtë për “Los Blancos”, por që u zgjidh nga dy golat e Casemiros, i cili bëri të pavlefshëm barazimin e përkohshëm të De Jong.
Pikërisht në lidhje me performancën e brazilianit ka folur trajneri Zidane, i cili është shprehur se ndihet i çuditur nga lojtari i tij. Gjithashtu, francezi u shpreh se Reali kishte rrugë vetëm fitoren ditën e sotme.
“Kishim dy rrugë sot: Ose të fitonim, ose të fitonim! Kemi vuajtur, por kemi ditur të reagojmë. Pjesa më e rëndësishme tani është përgatitja fizike, sepse në këtë pikë të sezonit ndeshjet janë më me volum dhe luhet më shpejt. Goli i anuluar i Sevillas? Nuk e shoh edhe aq deciziv atë moment. Në pjesën e dytë mund të ndryshonin shumë gjëra. Casemiro më ka surprizuar shumë, sidomos te goli i parë. Më bëhet qejfi për të”, është shprehur Zidane.
Prej disa kohësh, Robert Berisha dhe Ana të cilët kanë ruajtur një marrdhënie në distacë, prej kohësh nuk janë shfaqur…
Papa Leo XIV, theu protokollin dhe përqafoi vëllanë e tij Luis, gjatë përshëndetjeve me delegacionet në fund të ceremonisë së…
Një 27-vjeçar është marrë nën hetim, pasi akuzohet për veprat penale "Kanosja apo dhunimi i pjesëmarrësve në zgjedhje". I riu…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas rezultat në zgjedhjet e 11 majit teksa mbeti dhe jashtë…
Një qytetar i përgjegjshëm, ka zgjedhur një mënyrë origjinale për të faktuar masakrën zgjedhore dhe për t`i treguar KQZ-së dhe…
Pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 majit, ku PSD arriti të sigurojë 3 mandate deputetësh, kreu i Partisë Socialdemokrate, Tom…