Categories: Uncategorized

Zidan e lë jashtë, çfarë tha Kros me Pep Guardiolën në korridor

Pas humbjes së Realit të Madridit ndaj Mançester Sitit në “Bernabeu”, një nga temat më të diskutuara ishte mungesa e Toni Krosit. Mesfushori gjerman qëndroi gjatë gjithë 90 minutave në stol në sfidën e Champions-it dhe fakti që Zinedin Zidan nuk zgjodhi për ta aktivizuar qoftë edhe si zëvendësues, ngjalli shumë dyshime në ambientin madrilen. Ishlojtari i Realit dhe sot komentatori Alvaro Benito nuk e përjashtoi se mund të ketë një problem mes lojtarit dhe trajnerit Zidan.

“Ai nuk u ngrit as në nxehje. Ti mund ta ngresh atë në nxehje me idenë se mund ta aktivizosh më vonë. Papritur, Siti shënon dy gola dhe është logjike që të hedhësh në fushë lojtarë më sulmues”, tha Benito për radiostacionin “Cadena SER”. Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Zidan u pyet për mungesën e Krosit në formacionin titullar dhe trajneri tha se ishte thjesht një zgjedhje teknike, duke qenë se i kishte të gjithë lojtarët e tij në dispozicion. Megjithatë, Benito nuk është i bindur nga përgjigjja e francezit: “Pash përgjigjen e tij më vonë në TV dhe më krijoi përshtypjen se po ndodh diçka e madhe atje”.

Kros nuk u pa as në fushë dhe as në nxehje të mërkurën. Megjithatë, ish-ylli i Bajernit të Mynihut nuk i shpëtoi vëmendjes së mediave në korridoret e “Bernabeu”-t. Ai u kap nga kamerat gjatë një bisede të ngrohtë me ish-trajnerin e tij Pep Guardiola, e cila ngriti skenarë të tjerë hipotetikë për një joshje të tij drejt “Etihad”. Vetëm 24 orë përpara ndeshjes, Kros nuk i kurseu elozhet për ish-trajnerin e tij në Mynih në sezonin 2013-’14, për të cilin tha se bëri çmos që ta mbante për të mos u larguar nga Bajerni.

“Nëse sot pyesni lojtarët e Bajernit, ata do të thonë se ai është trajneri më i mirë që kanë pasur. Unë e shijova që luajta për të një vit. Mund të kisha rinovuar me Bajernin, por nuk mendoj se është një ide e mirë për ta bërë këtë vetëm prej trajnerit. Pep donte që unë të firmosja, por çfarë kuptimi kishte të firmosja për 5 vite dhe trajneri të largohej së shpejti? Ai shkoi te Siti dy vite më vonë, por ne vazhdojmë t’i ruajmë kontaktet. Nuk do ta harroj kurrë, sepse mësova shumë prej tij”, tha Kros për “The Athletic”.

të fundit

Oriola Marashi “lë” modelingun për muzikën: Fillimi i një kapitulli të ri

Modelja e njohur Oriola Marashi, është një nga vajzat më të bukura dhe të famshme shqiptare, e cila prej vitesh…

18 minutes ago

Vdekja e 43-vjeçarit në Durrës/ Publikohen momentet tronditëse, u mbajt te shtylla e ndriçimit për të kaluar në rrugën e përmbytur (VIDEO)

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Durrësit, ku mëngjesin e së enjtes 43-vjeçari Bardhyl Kaloshi, baba i tre fëmijëve,…

45 minutes ago

Tregu i punës në Shqipëri, punësimi ka arritur në 69,1%, por bie ritmi për të rinjtë

Ata që janë në kërkim të një pune në Shqipëri përbëjnë 8,5% të personave që janë në gjendje, tregues që…

1 hour ago

Atentati me dy viktima në Shkodër u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, zbardhet dëshmia e tij

Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…

2 hours ago

Kabineti i ri/ Presidenti Bajram Begaj dekreton qeverinë “Rama 4” (FOTO)

Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…

3 hours ago

Elseid Hysaj: Në Beograd do të jetë ndeshje e qetë, besoj në ëndrrat që kam

Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…

3 hours ago