Sonte do të të luhet ndeshja e parë çerekfinale në Champions League mes Atalantës dhe PSG-së.
Kjo ndeshja po pritet me shumë interes pasi mënyra se si këto skuadra luajnë premton spektakël.
Edhe pse kemi një disbalancë mes klubeve sa i përket buxhetit, mjafton të përmendim Neymar i cili fiton sa e gjithë skuadra e Atalantës, bergamezët shpresojnë. Futbolli nuk luhet në letër, por në fushë.
Ekipi i drejtuar nga Gasperini ka bërë një sezon fantastik në Serie A dhe Champions. Një skuadër e shpejtë, luftarake, kompetitive dhe e bashkuar. Në krahun tjetër Tuchel duket se i ka gjetur “pipzat” me yjet e skuadrës pasi PSG këtë sezon duket një skuadër e “pjekur” dhe gati për të fituar trofe të rëndësishëm si Champions Laegue.
Skuadrat vijnë me mungesa të rëndësishme në këtë ndeshje ku për Atalantën mungojnë, Gollini, Ilicic dhe Palomino ndërsa në krahun tjetër Verrati, Kurzawa, Di Maria dhe situata e Mbappe që mbetet akoma e paqartë.
PSG në 8 ndeshjet e fundit në këtë kompeticion e ka mbajtur portën të paprekur plot 6 herë, statistikë që tregon se ekipi nuk ka vetëm sulmin.
Atalanta ka fituar 4 ndeshjet e fundit në Champions dhe në 3 prej tyre ka shënuar të paktën 3 gola.
Do të fitojë zemra e ekipit të Atalantës apo talenti dhe buxheti i PSG? Këtë do ta marrim vesh pas orës 21:00. /albeu.com/
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…