Kjo fundjavë do ta sjellë një tjetër derbi në IPKO Superligën e Kosovës në futboll. Bëhet fjalë për duelin për titull ndërmjet Dritës dhe Prishtinës. Ndërkohë, sot është bërë i ditur orari dhe janë zbuluar gjyqtarët e ndeshjeve të xhiros së 22-të
Fundjava do ta sjellë një tjetër ndeshje të madhe në futbollin kosovar.
None found
Derbi i xhiros së 22-të të IPKO Superligës do të jetë ai në mes të Dritës dhe Prishtinës.
Të dyja skuadrat po luftojnë për titull të kampionit dhe iu nevojiten gjithsesi tri pikët për ta ndjekur liderin, Ballkani.
Gjilanasit vijnë nga humbja në Therandë, kurse prishtinasit nga fitorja me Ferizajn në mesjavë.
Ndërkohë, Ballkani do ta vizitojë përsëri kryeqytetin, këtë radhë për t’u përballur me Flamurtarin.
Ekipin e Ismet Munishit e pret një punë e vështirë pasi Kuqezinjtë kanë nevojë për pikë më shumë se kurrë më parë.
Feronikeli me trajnerin e ri Afrim Tovërlani do të mundohet t’i mbajë pikët në shtëpi në duel me Vushtrrinë.
Kurse, ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo në mes të Llapit dhe Gjilanit.
Sot ndërkohë janë zbuluar orari dhe emrat e gjyqtarëve që do t’i drejtojnë ndeshjes e kësaj xhiroje.
FC Dinamo Ferizaj ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin e ekipit të parë, Leotrim Krasniqi, pas një serie rezultatesh…
Informacionet e qytetarëve kanë ndihmuar Policinë e Kosovës në zbulimin dhe sekuestrimin e një sasie armësh dhe municioni në një…
Një automjet tip “Benz”, ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj të bashkisë Prrenjas , duke…
Reshjet e fundit nuk kanë ndikuar aspak në nivelin e liqenit të Fierzës. Siç shihet edhe nga pamjet, niveli i…
Një javë pas fitores së opozitës në zgjedhjet parlamentare në Serbi, është arrestuar Marko Kriçak, drejtuesi i Policisë Kriminale Serbe,…
Bolivia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në shkallë kombëtare për shkak të pasojave të fenomenit klimatik El Niño, i cili…