Real Madrid raportohet se ka siguruar shërbimet e Kylian Mbappes për vitin 2021.
Sulmuesi francez mbetet objektivi kryesor i Los Blancos, por ata do të transferojnë Mbappen vetëm në afatin kalimtar veror të vitit 2021, kur lojtarit do t’i mbetet vetëm edhe një vit nga kontrata me PSG-në.
None found
Kampionët në fuqi të Francës i kanë ofruar kontratë të re Mbappes, por lojtari po heziton që ta vazhdojë atë.
Ëndrra e francezit është të vesh fanellën e Real Madridit dhe duket se ajo do të bëhet realitet pas një viti.
Don Balon ka zbuluar edhe detajet e marrëveshjes e cila pritet të zyrtarizohet në vitin 2021.
Real Madrid do të ofrojë 100 milionë euro për Mbappen, por do ta sakrifikojë edhe yllin e ri Vinicius JR.
Talenti brazilian është një futbollist që pëlqehet shumë nga drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo dhe duket se ai është çelësi i kësaj marrëveshje.
Në total ky transferim pritet t’i kushtojë Realit rreth 160 milionë euro, 100 milionë të gatshme dhe vlera e Vinicius që sillet rreth 60 milionë.
Por Los Blancos duhet të kenë kujdes, pasi për Mbappen fuqishëm në garë është edhe Liverpool.
Mediat franceze kanë raportuar se kampionët në fuqi të Evropës kanë në plan transferimin e Mbappes këtë verë.
Madje Jurgen Klopp ka telefonuar babanë e lojtarit për ta pyetur për disponimin e djalit të tij për tu transferuar në Anfield.
Megjithatë në Francë vazhdojnë të besojnë se Mbappe nuk do të largohet nga PSG për asnjë skuadër tjetër përveçse Real Madridit.
/Telegrafi/
Nëna e një prej fëmijëve të mitur të helmuar në një kopsht në Korçë në një lidhje live në emisionin…
UEFA Nations LeagueKanë përfunduar 5 sfidat e mbrëmjes të ditës së sotme në Ligën e Kombeve, të vlefshme për raundin…
Ish-reprezentuesi i Brazilit, Alexandre Pato, beson se Endrick duhet të largohet nga Real Madridi për të gjetur më shumë hapësira…
I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania, gazetari Aleksandër Çipa ka analizuar ndryshimet e rëndësishme në…
Ministri i Naftës i Iranit, Mohsen Paknejad ka dhënë dorëheqjen nga detyra, ndërsa Hamid Bovard, drejtori ekzekutiv i Kompanisë Kombëtare…
Komisioni Evropian po shqyrton një qasje të re për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe vendeve të tjera në Bashkimin…