Categories: Uncategorized

Zbulohen detaje interesante nga rinovimin i “Santiago Bernabeu”, praktik e funksional

Reali i Madridit po planifikon një ndërhyrje në stadiumin “Santiago Bernabeu”, për ta bërë më luksoz dhe me një “look” tërësisht modern, praktik e funksional për të pritur jo vetëm ndeshje futbolli, por çdo lloj spektakli tjetër.

Detajet i zbulojnë mediat spanjolle, sipas të cilave bari i fushës pas rikonstruksionit, do të jetë i lëvizshëm, nëpërmjet përdorimit të disa tavolinave gjigante, në mënyrë që terreni të përdoret edhe për aktivitete të tjera.

Ideja e drejtuesve është që aty të mbahen koncerte, të luhen ndeshje basketbolli, apo sporte të tjera, por pa dëmtuar barin, që do të “zhduket” nëpërmjet tavolinave të mëdha dhe do të rikthehet sërish pas përfundimit të aktiviteteve.

Në këtë mënyrë klubi i Realit të Madridit do të rriste ndjeshëm arkëtimet nga stadiumi, pasi nuk do ta përdorte vetëm për ndeshjet pritëse, por për një numër shumë të madh aktivitetesh në kryeqytetin spanjoll.

të fundit

Horoskopi 26 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria…

2 hours ago

Vuçiç përsërit thirrjen ndaj protestuesve për dialog: Iu kam ofruar atyre debat të hapur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka përsëritur të hënën thirrjen e tij për dialog me protestuesit, pas nëntë muajve…

2 hours ago

EMRAT/ Identifikohet viktima e aksidentit në Vorë, policia shoqëron në komisariat shoferin

Kujtim Luka 66 vjeç është viktima e aksidentit të mbrëmjes së kësaj të hëne në Vorë. Sipas raportimeve, Luka u…

2 hours ago

“Nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së”, Osmani: Ne nuk flirtojmë me fuqi të tjera! Rusia, Kina e Irani po përpiqen të destabilizojnë Ballkanin Perëndimor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së fundi ka zhvilluar një intervistë për televizionin polak “TVP World” ndërsa është pyetur për…

2 hours ago

Parlamenti i ri gati për nisje/ Data e seancës së parë dhe tre emrat e mundshëm të drejtuesit

Muaji shtator shënon nisjen zyrtare të legjislaturës së re parlamentare në Shqipëri, pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 11…

3 hours ago

4-vjeçarja u mb*t në pishinë në Greqi, lirohen me kusht prindërit dhe gjyshi i të miturës shqiptare, nesër përcillet në banesën e fundit

Prindërit dhe gjyshi i vajzës 4-vjeçares shqiptare që u mbyt në pishinën e një vile në Paxos janë liruar me…

3 hours ago