Categories: Uncategorized

Zaniolo është poshtë psikologjikisht, kërkon të operohet nga mjeku që e shëroi Ibrahimovicin

Krahasuar me dëmtimin e janarit, këtë herë gjithçka është ndryshe për Nicolò Zaniolo.

Nëntë muaj më parë, ylli i Romës nuk u dorëzua asnjë sekondë para vuajtjeve e dhimbjeve, duke mos u dekurajuar. Menjëherë u ngrit mendërisht, me synimin e qartë për t’u kthyer në të njëjtën gjendje si më parë, nëse jo më i fortë.

Dhe në fakt kishte pasur sukses. Por, kësaj here është ndryshe. Dhe është e drejtë fiziologjike që të jetë kështu.

Sepse nuk është normale që një djalë 21-vjeçar të dëmtojë për herë të dytë radhazi ligamentet e gjurit. Këtë herë, Nicolò është me të vërtetë poshtë psikologjikisht.

Igor Zaniolo, babai i Nicolò, tregoi emocionet e djalit të tij për “Gazzetta dello Sport”.

“Si është Nicolò? Keq. Ai ka mendime të këqija. Nga ana tjetër është e kuptueshme. Ai është vetëm 21 vjeç dhe natyrisht ka frikë se mos nuk kthehet si më parë. Punoi mirë me klubin dhe me kombëtaren, mendoj se ishte thjesht një fat i keq, sepse në këtë rast nuk e dëmtoi kundërshtari. Nicolo tha se ndjeu një lloj goditjeje si me kamxhik në gju dhe u ndal. Shpresoj që, pas këtyre ditëve të para, të gjejë përsëri energjinë e tij të zakonshme. Psikologjikisht për të, këtë herë është më keq se në janar. Dhe për të rikuperuar aspektin mendor vlen shumë”.

Salla e operacionit ishte planikuar tashmë për këtë mëngjes, me Dr.Mariani, por Zaniolo donte të merrte ca kohë dhe të shtynte gjithçka. Sipas “Il Corriere della Sera”, lojtari po mendon që ta kryejë ndërhyrjen në SHBA, nga i njëjti mjek, Freddie Fu, që në të kaluarën operoi Zlatan Ibrahimovic me rezultate të shkëlqyera.

Siç është raportuar nga “Repubblica”, ndërkohë, Roma do të marrë një rimbursim prej 1 milion euro nga FIFA. Kjo është shuma që mbulon pagën e Zaniolo për tërë kohëzgjatjen e padisponueshmërisë.

Sigurisht, nuk do të jetë ngushëllim i madh për Romën, e cila tani ndoshta do të duhet të kërkojë një zëvendësues. Por, për momentin, klubi mendon mbi të gjitha që të jetë pranë Zaniolo dhe ta inkurajojë atë.

të fundit

Marreveshja me Armeninë, Presidenti Begaj uron përmes një bisede telefonike homologun azer, Ilham Aliyev

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev. Begaj e përgëzoi homologun e…

32 minutes ago

EMRI/ Goditi me thi*ë komshiun pas një sherri për parkim, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë

Ervin Qose, 46-vjeç ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi goditi me thikë komshiun e tij. Ngjarja u…

1 hour ago

Goditja e rrjetit të kokainës/ Europol: Koka e grupit Ervis Çela, i dënuar me 21 vite për vra*je në Itali

Një seri bastisjesh të kryera më 7 dhe 8 gusht 2025 në Shqipëri çuan në arrestimin e 10 personave të…

1 hour ago

Autobusët sollën paratë e dro*ës në Shqipëri/ SPAK: U zbuluan 40 episode, 6 mln euro u futën në Durrës

Linjat e autobusave e kryesisht atyre që bëjnë rrugën Ancona dhe Bari për destinacion Durrësit janë përdorur nga grupi i…

1 hour ago

Vatra e zjarrit në kufi me Greqinë ende aktive, prezenca e minave dhe terreni i thyer vështirëson ndërhyrjen për shuarjen e flakëve

Vatra e zjarrit që shpërtheu ditën e djeshme në territorin e Bashkisë Kolonjë, në kufi me Greqinë, vijon të jetë…

2 hours ago

Elbasan/ Fshihnin të ardhurat nga këmbimi i valutave, në hetim administratorët e 3 Exchange-ve. Sekuestrohen 6.1 mln lekë

DVP Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “The Script 2". Fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi i valutave, procedohen penalisht…

3 hours ago