Lionel Messi kërkoi largimin nga Barcelona këtë verë dhe mediat vërshuan të shpallin klubet kandidate, që mund të bënin të tyrin argjentinasin.
Ndoshta të shtyrë më shumë prej faktit se Ronaldo ishte te Juventusi dhe Messi mund ta sfidonte portugezin te rivalët e Interit, mediat e shndërruan klubin nga Milano në një prej alternativave kryesore, që fituesi i “Topit të Artë” mund të zgjidhte.
None found
Në fund sulmuesi qëndroi te Barcelona, pasi drejtuesit e klubit spanjoll këmbëngulën ta mbajnë deri në mbyllje të kontratës, që përfundon verën e ardhshme.
Tashmë që kjo çështje është mbyllur dhe pritet të hapet verën e ardhshme, ka folur Javier Zaneti, zëvendëspresidenti i klubit zikaltër.
Ai tregon edhe një herë se Messi ishte i paarritshëm për Interin dhe deklaron se pandemia e ka goditur klubin dhe e kanë të pamundur të blejnë nëse nuk shesin më parë lojtarë.
“Blerja e Messit nuk ka qenë kurrë një mundësi konkrete për ne. Është e drejtë që qëndroi te Barcelona. Të gjithë klubet janë ndikuar në aspektin financiar nga shpërthimi i pandemisë, njësoj edhe për Interin. Duhet të shesim lojtarë në fillim, më pas mund të blejmë”, tha Zaneti.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…