Zinedin Zidane ka shuar të gjitha dyshimet për Edenb Hazard, belgu është gati 100% sipas francezit.
Hazard ka qenë jashtë fushës së lojës që nga nëntori i vitit të kaluar, pasi që e pësoi një lëndim në kyçin e këmbës gjatë barazimit me rezultat 2:2 kundër Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve.
Ai e ka shënuar një gol dhe i ka bërë 13 paraqitje për madrilenët që nga transferimi nga Chelsea gjatë verës së kaluar për 100 milionë euro. Debutitimi i tij ishte shtyrë deri në shtator për shkak të një problemi muskulor.
Megjithatë, tani Hazardi është kthyer në stërvitjet e Real Madridit dhe trajneri Zidane e ka konfirmuar se ai do të luajë në ndeshjen e kësaj fundjave në Santiago Bernabeu.
“Ne të gjithë e dimë se sa i rëndësishëm është Hazardi dhe kjo është arsyeja pse e kemi transferuar atë. Ai është një lojtar i mrekullueshëm. Jemi shumë të lumtur që e kemi sërish atë në skuadër”, ka thënë Zidane.
“Ai nuk ka luajtur që tre muaj dhe kjo situatë nuk është e lehtë. Gjithçka varet nga stili dhe ritmi i lojës, por fizikisht ai është plotësisht i shëruar dhe është në dispozicion për ndeshjen e radhës”.
“Ne e dimë se sa shumë mund të na ndihmojë ai. Ishte e vështirë të mos e kemi atë për pothuajse tre muaj për shkak të një lëndimi. Ai është shumë i lumtur që është kthyer”.
“Është e vërtetë që duhet ta kthejmë në lojë dalëngadalë, ne duhet t’i japim atij kohë dhe e bëmë pikërisht këtë. Ne u siguruam që ai të jetë 100 për qind gati para se të kthehet. Ai është gati për të luajtur nesër”.
Avoakti i të paraburgosurit Altin Ndoci, i cili u arratis ditën e djeshme nga spitali i Durrësit, Aldo Shkëmbi në…
Një i ri i arrestuar në valën aktuale të protestave në Iran është dënuar me vdekje dhe i është thënë…
Avokati i të paraburgosurit Altin Ndoci, i cili u arratis ditën e djeshme nga spitali i Durrësit, ka folur për…
Ivan Balliu po kalon një sezon të çuditshëm me Rajo Vajekanon. Hera e dytë që duket se trajneri e surprizon…
Banorët e Porto Romanos pretendojnë se përmbytja ndodhi shumë shpejt, brenda një harku prej 20 minutash. Sipas tyre ka pasur…
Influencerja e njohur Chiara Ferrani është shpallur e pafajshme nga gjyqësori italian në lidhje me akuzat për mashtrim me të…