Categories: Uncategorized

Ylli i Sevillas habit me vendimin, “sfidon” Koronavirusin (FOTO LAJM)

Koronavirsi ka alarmuar të gjithë autoritet tashmë prej 2 muajsh në shtetin e Kinës ku si pasojë më shumë se 1000 persona kanë humbur jetën.

Miliona njerëz janë larguar nga Wuhan qyteti ku ka edhe epiqendrën kjo sëmundje vdekjeprurëse. Mes tyre edhe shumica e futbollistëve po kërkojnë të largohen nga Azia për shkak të frikës nga përhapja me shpejtësi e Koronavirusit. Tërësisht e kundërta ka ndodhur me mbrojtësin portugez Daniel Carrico.

Ky i fundit, pas 6 sezonesh e gjysmë me fanellën e Sevillas, ku arriti të fitojë edhe tre herë Europa Leaguen, vendosi të bëjë të kundërtën e kolegëve të tij, pasi firmosi me skuadrën e Wuhan Zall, ku do të luajë në sezonin që pritet të nisë së shpejti në Kinë.

Mbrojtësi 31-vjeçar sfidon kështu Coronavirusin, duke shkuar të luajë pikërisht në qytetin ku edhe është origjina e virusit vdekjeprurës, që po përhapet me shpejtësi në Kinë dhe në shtete të tjera të botës. Ky vendim i Carricos ka bërë bujë në të gjitha mediat sportive në shtetin aziatik pasi duket paradoksal me qasjen e të gjithë pjesës tjetër të njerëzve.

të fundit

Elseid Hysaj: Në Beograd do të jetë ndeshje e qetë, besoj në ëndrrat që kam

Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…

3 minutes ago

Rama mbërrin në Presidencë, do të dorëzojë emrat e ministrave të rinj te Kreu i Shtetit, pritet mandatimi

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…

16 minutes ago

Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

Nga Skyweb.al Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta…

33 minutes ago

Njihuni me dy shenjat e horoskopit që duhet të bëjnë kujdes/ Periudhë e vështirë deri në fund të vitit

Fundi i vitit, sjell trazira të forta të brendshme për Binjakët dhe Peshqit, dhe Saturni dhe Urani retrogradë e thellojnë…

39 minutes ago

Mandatimi i qeverisë/ Kryeministri Rama pritet të shkojë në Presidencë

Nga momenti në moment, kryeministri i vendit Edi Rama, pritet të mbërrijë në Presidencë, ku do të kërkojë nga presidenti…

60 minutes ago

Altin Dumani dhe Olsian Çela, refuzojnë të shkojnë në seancën hapëse

Paraditen e sotme, është mbajtur seanca e parë plenare e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, e dalë nga…

1 hour ago