Enes Kanter është një nga basketbollistët më të mirë të NBA. 27-vjeçari me origjinë turke por i lindur në Zyrih, është pjesë e Boston Celtics, teksa ka vendosur të ndërmarrë një nismë shumë të bukur.
Në bashkëpunim me një grup individësh me mendje qytetare, Kanter dëshiron të hapë një shkollë në zonën e metrosë së qytetit të Oklahomës, aty ku luajti gjatë viteve 2014-2017, që fokusohet në shërbimin ndaj studentëve minoritarë me të ardhura të ulëta dhe familjeve emigrante me aftësi të kufizuara në të folurën e gjuhës angleze.
None found
Të martën do të dorëzohet kërkesa zyrtare dhe bordi i shkollave të qytetit të Oklahomës do ta shqyrtojnë kërkesën me votë. Shkolla do të projektohet kryesisht për studentët minoritarë dhe emigrantët nga klasa e katërt në atë të 12-të.
Programi do të bazohet në aftësitë e leximit, shkrimit, matematikës, shkencës, edukimit fizik dhe atij mental, teksa programet sportive dhe artistike do të jenë të shumta. Kanter nuk është i pari basketbollist që po provon të hapë një shkollë. Ylli Lebron James e hapi një të tillë në Ohio në vitin 2018. /abcnews.al
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar pas dy ngjarjeve të rënda që tronditën këtë komunë, ku brenda pak ditësh…
Edon MuratajEurogoli i mesfushorit ofensiv, Edon Murataj, në minutën e 31-të rezultoi përcaktues në fitoren e Vllaznisë kundër Dinamos, ndeshje…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë se ka vijuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase, pavarësisht njoftimit të presidentit…
Evropa po përballet me një periudhë të vështirë ekonomike dhe politike, e karakterizuar nga rritja e kostove të huamarrjes, borxhi…
Ilir DajaEdhe pse Dinamo kontrolloi topin me një përqindje të lartë, nuk vlejti për asgjë, pasi “blutë” e kryeqytetit u…
Një 58-vjeçar shqiptar është plagosur me thikë gjatë natës në Agia Galini, në zonën e Rethymnos, në ishullin e Kretës,…