Categories: Uncategorized

Ylli i NBA hap shkollë për fëmijët në nevojë

Enes Kanter është një nga basketbollistët më të mirë të NBA. 27-vjeçari me origjinë turke por i lindur në Zyrih, është pjesë e Boston Celtics, teksa ka vendosur të ndërmarrë një nismë shumë të bukur.

Në bashkëpunim me një grup individësh me mendje qytetare, Kanter dëshiron të hapë një shkollë në zonën e metrosë së qytetit të Oklahomës, aty ku luajti gjatë viteve 2014-2017, që fokusohet në shërbimin ndaj studentëve minoritarë me të ardhura të ulëta dhe familjeve emigrante me aftësi të kufizuara në të folurën e gjuhës angleze.

Të martën do të dorëzohet kërkesa zyrtare dhe bordi i shkollave të qytetit të Oklahomës do ta shqyrtojnë kërkesën me votë. Shkolla do të projektohet kryesisht për studentët minoritarë dhe emigrantët nga klasa e katërt në atë të 12-të.

Programi do të bazohet në aftësitë e leximit, shkrimit, matematikës, shkencës, edukimit fizik dhe atij mental, teksa programet sportive dhe artistike do të jenë të shumta. Kanter nuk është i pari basketbollist që po provon të hapë një shkollë. Ylli Lebron James e hapi një të tillë në Ohio në vitin 2018. /abcnews.al

të fundit

Kapja e 120 kg “miell”, 8 të arrestuar në Spanjë, mes tyre edhe 1 shqiptar

Rajoni O Salnés në Spanjë ishte epiqendra e një operacioni kundër trafikimit të drogës të kryer nga njësia Greco e…

11 minutes ago

Topalli: Sot ka ndodhur e paimagjinueshmja, votat nga Greqia po dorëzohen dorazi në KQZ, kjo po nxjerr jashtë loje të gjithë procesin që ka ndodhur andej

Deklarata e të deleguarës politike për Diasporën në PD, Jozefina Topalli: Orët e fundit në dispozicion për të gjithë ata…

52 minutes ago

Konferenca e fundit si kryetar i Opozitës? Berisha me gazetarët: Kjo opozitë do jetë mazhorancë! Emigrantët do i bëjnë një shërbim historik vendit

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi në konferencën e mbajtur me gazetarët këtë të premte, u ka drejtuar një…

1 hour ago

Në gjurmët e Françeskut/ Portreti i Papës së ri nga syri i vëllait të tij

John Prevost nuk ishte i befasuar kur dëgjoi lajmin se vëllai i tij ishte zgjedhur Papë. Ishte një mundësi për…

1 hour ago

11 MAJI/ SHBA u kujton shqiptarëve: Vota jote është zëri yt. Vota jote është e ardhmja jote. Vota jote nuk ka çmim

Ambasada amerikane në vendin tonë ka dalë me një tjetër mesazh për qytetarët shqiptarë. Në reagimin e saj, ambasada u…

2 hours ago

SPAK kërkon 17 vite burg për Islam Sefën, drejtuesi dhe financuesi i trafikut nga Shqipëria në Gjermani

Prokuroria e Posaçme dha konkluzionet përfundimtare për Islam Sefën, i akuzuar për trafikimin e 912 kilogramë drogë nga Shqipëria drejt…

3 hours ago