Categories: Uncategorized

Ylli i Liverpool synon e finalen e tretë radhazi të Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi anësor i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold, e ka bërë të qartë se skuadra e Jurgen Kloppit synon të fitojë sa më shumë trofe që të jetë e mundur gjatë vitit 2020, përderisa ai vetë e ka qëllim të ketë sërish sukses në Ligën e Kampionëve.

Liverpooli e mbylli vitin kalendarik 2019 me tre trofe të fituara, shkaku i triumfit për herë të gjashtë në histori në Ligën e Kampionëve, si dhe me sukseset në Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube.

Djemtë e Jurgen Kloppit tani janë në rrugë të drejtë për ta shtuar edhe trofeun e Premierligës në listën e sukseseve të tyre, pasi e mbajnë kreun me 13 pikë epërsi në tabelën e Premierligës, pas 20 xhirove të para.

Liverpooli e ka një ndeshje më pak të zhvilluar sesa Leicester City, që radhitet në pozitën e dytë në Premierligë, dhe se kampioni në fuqi, Manchester City. Për më tepër, Liverpooli është kualifikuar në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve dhe në rundin e katërt të FA Cup.

“Ne duhet ta mbajmë formën që e kemi dhe të tentojmë t’i përsërisim sukseset e vitit 2019 sepse, nëse e bëjmë këtë, atëherë mendoj se do të fitojmë edhe trofe të tjera”, ka thënë anglezi.

“Duke marrë parasysh pozitën në të cilën jemi në Premierligës, nëse i përsërisim paraqitjet që i bëmë në pjesën e parë të sezonit, atëherë kemi shumë gjasa të jemi në pozitë të mirë kur të vjen maji”.

“Shpresoj të arrijmë sërish edhe në finale të Ligës së Kampionëve, por shorti na ka rënë i vështirë. Atletico Madridi është skuadër kokëfortë, është e vështirë t’ua prishësh organizimin në mbrojtje dhe luan me pasion pasi që edhe trajneri i tyre ka shumë pasion për futbollin”.

Liverpooli do të kthehet në Premierligë të shtunën, kur do të udhëtojë në Londër për t’u përballur me Tottenhamin e Jose Mourinhos, ndërsa tetë ditë më vonë djemtë e Kloppit do ta presin Manchester Unitedin në Anfield. /

të fundit

FOTO/ Dyshohet se një banor është në gjendje të rëndë, ndërpriten kamerat, reagon familja

Një situatë shqetësuese është regjistruar orët e fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ku në qendër të vëmendjes…

4 hours ago

Rrëmbimi masiv në shkollën katolike, lirohen 130 nxënës të tjerë në Nigeri

Autoritetet nigeriane kanë njoftuar lirimin e 130 nxënësve të tjerë, të rrëmbyer muajin e kaluar nga një shkollë katolike në…

5 hours ago

VIDEO/ Gol prej bomberi, Kurtulan vazhdon të shkëlqejë në Turqi

Ish-futbollisti i Shpresave Arda Kurtulan, po zhvillon një sezon të shkëlqyer me Goztepe, e cila po lufton në këtë edicion…

6 hours ago

800 emigrantë në Angli brenda ditës/ Rekord i ri kalimesh ilegale, 13 gomone kaluan La Manshin vetëm të shtunën

E shtuna shënojë një rekord të ri për kalimet ilegale nga Franca drejt Anglisë me gomone, ku 803 emigrantë me…

6 hours ago

VIDEO/ Intervista që po bën xhiron e rrjetit, futbollisti 10-vjeçar: Barça më largoi dhe nuk më shpjegoi pse, Jamal kujton se është Mesi

Në dy ditët e fundit në rrjete sociale është shpërndarë me shpejtësi një intervistë që është publikuar në Spanjë pas…

6 hours ago

EMRI/ Plagosja në Durrës, zbardhen detaje, 45-vjeçari ka marrë pl*gë në gjoks dhe bark

Një konflikt i çastit që ndodhi pasditen e sotme në zonën e Plazhit në Durrës ka përfunduar me plagosjen e…

6 hours ago