Mesfushori Kevin De Bruyne ka thënë se skuadrës së Manchester Cityt iu deshën vetëm 15 minuta për ta bërë gati të gjithë planin për ta shkatërruar Manchester Unitedin në gjysmëfinalen e parë të Carabao Cup, që u zhvillua të martën në Old Trafford.
Manchester City e dominoi pjesën e parë të gjysmëfinales së parë të Carabao Cup në Old Trafford, ku Bernardo Silva dhe Riyad Mahrez e kaluan skuadrën e Pep Guardiolës në epërsi, para se rezultatin ta thellonte një autogol e Andreas Pereiras.
Marcus Rashfordi arriti ta zvogëlojë epërsinë e Cityt në pjesën e dytë të ndeshjes me një gol për Manchester Unitedin, që tani do ta vizitojë Etihadin më 29 janar me shpresën për ta përmbysur rezultatin 3:1.
Guardiola e nisi këtë ndeshje pa sulmues, duke i lënë Sergio Agueron dhe Gabriel Jesus në bankë rezervë dhe i përdori De Bruyne dhe Bernardo Silvan si sulmues të rremë. Pas ndeshjes, De Bruyne zbuloi se si e bënë këtë plan City për 15 minuta.
“E bëmë të gjithë këtë për 15 minuta sot në mëngjes – kjo ishte e gjitha. Të hënën ne nuk ishim stërvitur për këtë taktikë, ndërsa sot në mëngjes po”, tha belgu.
“Por, nuk është se nuk e kemi përdorur këtë taktikë kurrë më parë kundër skuadrave që luajnë si Unitedi. Mendoj se kishim luajtur kështu edhe kundër Barcelonës në vitin e parë. Kështu që e dinim çfarë duhet të bënim nga ato herë”.
Djajtë e kuq ishin duke pësuar disfatë me rezultat 3:0 kur përfundoi pjesa e parë e ndeshjes të së martës. Kjo ishte hera e parë që ata i pësuan tri gola në shtëpi gjatë pjesës së parë që nga maji i vitit 1997, kundër Middesbrough.
Fituesi i “Big Brother VIP Kosova”, Drilon Rama, vijon të jetë në qendër të vëmendjes, jo vetëm për fitoren e…
Millena Brandao, e njohur në Brazil për pjesëmarrjen e saj në serialin e njohur të Netflix-it “Sintonia”, ka ndërruar jetë…
Mëngjesin e sotëm, një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Prizrenit, ku një person ka vrarë për vdekje vajzën…
Mbrëmjen e djeshme, kryeministri Edi Rama, ka debatuar me Ylli Rakipin në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN Tv, për premtimin…
Kryeministri Rama, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u pyet për partitë e vogla dhe bashkëpunimin pas…
Pasditen e djeshme, një aksident rrugor është regjistruar në qytetin e Peshkopisë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe…