Categories: Uncategorized

Ylli i Atalantës kërcënon Juventusin: Këtë sezon jemi edhe ne për titull

Atalanta mbylli një sezon të shkëlqyer teksa përveç vendit të tretë në kampionat, ia doli të shkonte edhe në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, pavarësisht se në këtë kompeticion ishte pjesëmarrëse për herë të parë.

Por, planet për këtë sezon duken edhe më të shumta për bergamaskët, në ekipin ku aktivizohet edhe mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti.

Së fundmi, ka qenë sulmuesi i skuadrës, Luis Muriel, ai i cili deklaron se Juventusi në këtë sezon për titullin nuk do ta ketë të lehtë, pasi në garë duhet të llogaritet edhe Atalanta.

“Shpresoj të jetë një sezon si i vjetshmi. Sezonin e kaluar humbëm disa pikë që na lanë pas dhe që mund të na bënin të luftonim për kampionatin deri në javët e fundit. Por, kjo duhet të na kthehet në një mësim për kampionatin e ri. Duam të fitojmë sa më shumë ndeshje të jetë e mundur për të bërë realitet ëndrrën tonë. Interi në këtë sezon është përforcuar shumë, pastaj është Milani që e mbylli sezonin me entuziazëm. Janë më pas edhe disa skuadra që bëjnë mirë si Lazio, Roma dhe Napoli. Do të jetë një kampionat i bukur, për Juventusin nuk do të jetë e lehtë si në vitet e kaluara për të fituar. Shumë do të luftojnë për titullin dhe aty do të jemi edhe ne”, u shpreh Muriel.

të fundit

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

6 minutes ago

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

23 minutes ago

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?

Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…

30 minutes ago

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

57 minutes ago

Jasir Asani shënon supergol me Esteghlal (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…

1 hour ago

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, qytetarët luten për më shumë shëndet e mirësi

Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë  Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…

1 hour ago