Mbrojtësi anësor i Bayern Muchen, Lucas Hernandez beson se pëefundimi i Champions është i pamundur.
Sipas Hernandez, do të jetë e pamundur që të mbyllet edhe sezoni i Ligës së Kampionëve, brenda fushave të blerta.
“Do të jetë e vështirë të zotërojmë gjithë këtë, si dhe ta mbyllim ligën”, ka thënë Hernandez për ‘L’Equipe’.
“Liga e Kampionëve shqetëson të gjitha vendet e prekura nga Covid19. Do të jetë e vështirë t’i heqim të gjithë nga karantina, të jemi në kushte të ngjashme, por gjithashtu të takohemi, të udhëtojmë drejt Italisë, Spanjës, Anglisë apo Francë”, ka shtuar tutje lojtari.
“Duhet të jemi realistë. Mendoj se është e pamundur të mbyllet Liga e Kampionëve në këto kohë, sidomos nëse ne i japim prioritet përfundimit të kampionateve nacionale”, ka thënë ndër të tjerash Lucas.
Klubet e Bundesliga janë lejuar t’iu kthehen stërvitjeve. Bayern ka mbajtur lojtarët e ndarë, duke punuar vetëm në grupe të vogla dhe në ambiente të hapura.
Në zgjedhjet parlamentare të 11 Maj 2025, Partia Socialiste e transformoi systemin e patronazhimit në një rrjet të strukturuar dhe…
Këtë të hënë, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një postim në "Facebook", u shpreh se prej një viti…
Chiara Ferragni dhe Giovanni Tronchetti Provera kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre me një postim në Instagram. Fotoja e parë e…
Eshtë mbyllur ceremonia e homazheve në nder të Artur Zhejit, mbajtur sot në Universitetin e Arteve. Pak pas orës 12:10,…
Ditën e sotme, në një konferencë me gazetarët, ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka deklaruar se Partia Demokratike nuk do…
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Vivien Thano, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Ky emër”. Bukuroshja nga…