Categories: Uncategorized

William “sinjale” Juventusit: Sarri ka ide të mira

Fantazisti brazilian Willian ka një kontratë të vlefshme deri në qershor të këtij viti me Chelsean dhe duket se pas përfundimit të sezonit do të largohet nga “blutë e Londrës”, pasi nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për rinovimin.

Ka qenë vetë braziliani, që në një intervistë të dhënë për mediat angleze, ka zbuluar se bisedimet për momentin janë ndërprerë, pasi nuk ka një akord për afatin e kontratës së re dhe se vetë ai po mendon për opsione të tjera.

“Më kanë ofruar rinovim për dy sezone, por unë kam kërkuar kontratë të paktën 3-vjeçare dhe këtu ndahemi. Për momentin bisedimet janë ndërprerë. Do të doja të qëndroja në Premier League, por nuk përjashtoj as pistat e jashtme”, deklaroi fantazisti.

Në gusht Willain do të jetë 32 vjeç, por fakti që do të largohet me parametra zero e bën një okazion merkatoje dhe së fundi është klubi i Juventusit që po e ndjek nga afër futbollistin, për t’i ofruar një kontratë 3-vjeçare.

Vetë braziliani “i ka shkelur syrin” klubit bardhezi, duke folur me superlativa për trajnerin Maurizio Sarri, me të cilin ka punuar edhe te Chelsea sezonin e kaluar, ku arritën të fitojnë edhe Ligën e Europës.

“Sarri është një trajner shumë i përgatitur me ide taktike interesante, që i pëlqen loja e bukur dhe zotërimi i vazhdueshëm i topit. Me të dhe falë edhe punës së tij, kemi arritur të fitojmë edhe Europa Leaguen”, deklaoi Willian.

të fundit

FOTO/ Adrola provokuese, shfaq linjat trupore

Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…

46 minutes ago

‘As serbi nuk do të na e bënte!’, Banorët e Valbonës shpërthejnë në lot teksa IKMT shemb bujtinat: Na p*shkatoni më mirë…

Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…

59 minutes ago

“Shqipëria nuk ndalet”/ Rama jep lajmin: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash

Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…

2 hours ago

BIRN: Të punësuarit në shtet shënojnë një rekord tjetër historik për zgjedhje

Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…

2 hours ago

Prej rreth një muaji i zhdukur, gjendet pa shenja jete 44-vjeçari, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një shtetas…

2 hours ago

VOTIMI/ OKB mbështet një shtet palestinez, por pa Hamasin! Shqipëria abstenon, SHBA kundër dokumentit në Asamblenë e Përgjithshme

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të mbështetur një rezolutë që synon t’i japë frymë të re…

2 hours ago