Ministri Spanjoll i Shëndetësisë, Salvador Ila ka dhënë miratimin e tij për rifillimin e stërvitjes individuale për klubet profesioniste të vendit ditën e hënë, gjë e cila përshpejton rifillimin e kampionatit.
Me miratimin e ministrit, klubet e La Ligës do të rikthehen në qendrat e tyre stërvitore ku do t’i jepet mundësi të stërviten lojtarët individualisht dhe duke respektuar masat e rrepta të vendosura nga qeveria.
Spanja është vendi europian më i prekur nga koronavirusi për sa i përket numrit të vdekjeve, pas Italisë, prandaj dhe qeveria kërkon të jetë shumë e kujdesshme për sa i përket lehtësimit të masave.
“Stërvitja individuale lejohet për klubet profesioniste, sigurisht që duke respektuar masat brenda ambienteve të qendrave stërvitore,” tha ministri, sipas “El Chiringuito TV”.
Kështu, futbollistët do të kthehen të hënën individualisht dhe në javët në vazhdim, në varësi dhe të situatës me virusin, ata do të lejohën të stërviten në grupe të vogëla e më pas në tërësi si skuadër.
Mbrëmjen e së shtunës në Durrës është gjetur një sasi eksplozive është gjendur pranë hotelit në pronësi të ish-kryebashkiakut Vangjush…
Autori i masakrës së Shkodrës, Ragip Gila është izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Bëhet me dije se Gila po…
Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…
Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…
Autoritetet në Poloninë lindore, në rajonin kufizues me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të lartë të shtunën pasdite, pasi u…
Një shpërthim i fortë ndodhi sot në një kafene në kryeqytetin spanjoll, Madrid, duke plagosur 21 persona, tre prej të…