Arturo Vidal është kthyer në një çështje të nxehtë te Barcelona dhe me shumë gjasa do të largohet në merkaton e janarit, ku për të interesohet Interi.
Futbollisti kilian nuk po arrin të gjejë hapësira të mjaftueshme në skuadër dhe ka kërkuar më shumë minuta, teksa pak ditë më parë kishte edhe një çështje mes palëve.
Vidal pretendonte për bonuse të pa dhëna dhe për këtë kishte bërë një denoncim në Komisionin e Federatës.
Tashmë, mediat në Spanjë raportojnë se denoncimi në fakt nuk ka ardhur nga Vidal, por ka qenë një vendim i menaxherit të tij.
Fernando Feliseviç nuk ka një marrëdhënie të mirë me katalanasit dhe kërkon të largojë futbollistin nga “Camp Nou”, pavarësisht se drejtuesit janë të bindur se askush nuk largohet në merkaton e janarit.
Agjenti i futbollistit ka mbërritur gjatë orëve të fundit në Milano dhe kjo vizitë që po bën ka trazuar ujërat.
Italianët nuk janë të qartë nëse Fernando ka ardhur për punët e tij ose pushime, apo për të diskutuar me klubin e Interit në lidhje me Vidal, duke qenë se këta të fundit e duan me çdo kusht.
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.9 lekë dhe do shitet me…
Presidenti rus Vladimir Putin, ka thënë se nuk do të ketë më luftëra pas Ukrainës, nëse Rusia trajtohet me respekt…
Këtë të shtunë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e…
Dashi Marrëdhënia ne çift nuk do jete ashtu si ju e kishit menduar. Qe ne orët e mëngjesit do debatoni…
Drejtoresha e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar, Eni Vasili, përcolli një mesazh të fortë dhe emocionues gjatë Fest 64, duke…
Bologna ka mundur Interin pas goditjeve të penalltive në gjysmëfinalen e dytë të Superkupës së Italisë pas goditjeve të penalltive.…