Categories: Uncategorized

Vidal: Do të isha i lumtur nëse Pirlo më fton te Juve

Mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal, ka konfirmuar se do të ishte i lumtur të luante nën urdhrat e Andrea Pirlos te Juventus, ndërsa ka thënë se Antonio Conte i Interit është më i miri taktikisht.

Në një bashkëbisedim me “YouTuberi”, Daniel Habif, për hapin e radhës në karrierën e tij, ai është pyetur për mundësinë që të luajë nën drejtimin e ish-bashkëlojtarit të tij.

“Është spektakolare që ai është bërë trajner i Juventusit. Nëse ka qenë i mrekullueshëm si lojtar, imagjinojeni si trajner. Ai ka vizion të qartë për këtë sport që pakkush e ka pasur në histori të futbollit, prandaj mendoj se pritet të ketë sukses”.

“Pirlo është edhe një person i mrekullueshëm, prandaj thjesht mund të imagjinoj se do të jetë trajner i shkëlqyeshëm. Luajtëm katër vite bashkë dhe e fituam katër herë Scudetton, prandaj nëse ai më fton, do të isha i lumtur”, ka deklaruar kiliani.

Tre nga titujt e përmendur, ata i kishin fituar nën urdhrat e trajnerit Antonio Conte, i cili aktualisht është trajneri Interit dhe po ashtu i kërkon shërbimet e Vidal.

“Conte është si një makinë, taktikisht ai është më i miri. Sa i përket të ardhmes time, kam i qetë, do të shohim çfarë do të ndodhë. Jam shumë i dhënë pas Barcelonës, por do të shohim”, ka shtuar mesfushori.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

7 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

7 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

7 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

8 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

8 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

9 hours ago